Katër bibliotekat e Kolegjit Universum në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë, deri në shtator 2013 do të kenë mbi 100 mijë libra universitarë dhe monografi në gjuhën angleze, duke ju mundësuar kështu të gjithë studiuesve kosovarë të thellojnë punën e tyre akademike në fusha të ndryshme.
Kjo bëhet e mundur falë bashkëpunimit në mes të Kolegjit Universum dhe International Book Project nga Kentucky i SHBA-ve, bashkëpunim ky i iniciuar nga profesori Ridvan Peshkopia, drejtor i programit të shkencave shoqërore në Kolegjin Universum dhe i doktoruar nga Universiteti Kentucky.
Ngarkesa e parë prej 22,077 librave ka arritur tashmë dhe librat janë duke u regjistruar në biblioteka dhe të gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm që nga 15 janari, ndërsa deri në shtator priten edhe tri ngarkesa të tjera – mars, qershor dhe shtator – duke e sjellë numrin e librave në afro 100,000.
“Jemi të përkushtuar që studentëve tanë dhe studiuesve tjerë t’ju mundësojmë kushte sa më të mira. Kuptohet se literatura është më e rëndësishmja në këtë drejtim. Jemi shumë krenarë që po investojmë në një gjë kaq të rëndësishme për jetën akademike në Kosovë, siç është literatura, sidomos duke ditur nivelin e tashëm të bibliotekave. Të gjitha bibliotekat tona do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit dhe jo vetëm për studentët e Universum. Përveç saj, një numër librash do t’i dhurohen edhe bibliotekave të shkollave të mesme publike në Kosovë dhe bibliotekave komunale”, tha Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universum.
Me përfundim të këtij projekti, Kolegji Universum ndërton sistemin më të madh të bibliotekave në Kosovë dhe rajon sa i përket teksteve në gjuhën angleze, duke u bërë i krahasueshëm edhe me universitet evropiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLEKCION NR. 1
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fragmente nga vepra “Përtej së mirës dhe së keqes”
“The Kid” i Chaplin hap Rolling Film Festival
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë