LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi s’rri kryeparlamentar nëse ikën nga PDK-ja

Krasniqi s’rri kryeparlamentar nëse ikën nga PDK-ja

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk e ka ndërmend t’i bashkohet asnjë subjekti politik. Këtë qëndrim ai e ka bërë publik të hënën, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. “Nuk janë të vërteta ato që thuhen, se unë do ta ndërroj PDK-në për ndonjë parti tjetër. Subjekt politik për subjekt politik nuk e ndërroj”, është shprehur ai.

Ndërkohë, njerëz të afërt me të i kanë thënë gazetës “Tribuna”, se ai më tepër është në mëdyshje: të tërhiqet nga funksioni aktiv në politikë apo ta krijojë një subjekt të ri politik.

Të njëjtët kanë thënë se personalisht ai është për opsionin e largimit nga jeta aktive politike, mirëpo, sipas tyre, ka njerëz brenda PDK-së, por edhe jashtë saj që janë duke insistuar që ta bëjnë atë bartës të një rryme të re politike.


Për këtë, sipas burimeve, Krasniqi ka vendosur të mos ngutet për të dalë me qëndrim, me gjithë presionin që po i bëhet nga mediat.

“Krasniqit, thjesht i duhet kohë për të dalë me qëndrim, sepse kur të dalë, atëherë është punë e kryer, si në të mirë si në të keq të tij. Ai i ndjek parimet e veta dhe nuk kthehet prapa”, ka thënë burimi që mban raporte të afërta me të.

Ky burim, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Krasniqi do vazhdoj të mbetet anëtar i PDK-së me synim që ta ndryshoj gjendjen nga brenda.

Ndonëse Krasniqi disa herë e ka përsëritur se nga Kuvendi largohet vetëm atëherë kur PDK-ja arrin t’i sigurojë 80 vota, burimi i afërt me të ka paralajmëruar se ai nuk do t’i bëjë telashe bashkëpartiakët për t’u organizuar në Kuvend rreth shkarkimit të tij nëse vendos ta lë partinë e tanishme.

“Nëse Krasniqi vendos ta shpallë largimin nga PDK-ja, në atë moment do ta shpallë edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai. Dy nënkryetarët e PDK-së, Hajredin Kuçi dhe Adem Grabovci kanë hedhur poshtë pretendimet se brenda në PDK është shqyrtuar mundësia e shkarkimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori