LAJMI I FUNDIT:

Kosova dikur ishte det, disa teori që japin gjeologët dhe zoologët

Kosova dikur ishte det, disa teori që japin gjeologët dhe zoologët

Sipërfaqja e Tokës ka ndryshuar vazhdimisht. Dikur të gjitha kontinentet ishin të bashkuara, por më vonë u  ndanë si pasojë e lëvizjeve tektonike të Tokës. Mendohet që në të ardhmen miliona vjeçare kontinentet do të bashkohen përsëri, duke ndryshuar pozicionin aktual të tyre.

Ndryshime ka pësuar edhe territori i Kosovës, pasi në të kaluarën e largët, kjo pjesë e sipërfaqes së Tokës ka qenë krejtësisht ndryshe. Pjesa më e madhe e saj ka qenë e mbuluar me ujë.


Gjeologu, Valbon Bytyqi, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se në periudhën e Kretakut ose më saktësisht 145-66 milionë vite më parë, territori i Kosovës së sotme, ka qenë i mbuluar me det. Por, në periudha të mëvonshme gjeologjike kjo trevë ka qenë e mbuluar edhe ujë të ëmbël ose liqen.

“Det ka qenë më herët. Gadishulli Ballkanik si pjesë e Evropës dikur ishte i izoluar pjesë-pjesë nga i njoftuari si deti para-tetis. E kam fjalën për këto periudhat më të vonshme gjeologjike që përfshinë kelozoikun ose më saktë në oligocen të vonshëm, pra kështu një periudhë në gjeologji…Prandaj gjatë neogjenit, një kohë në gjeologji që përfshinë mioceni dhe plioceni, këto pjesë të Kosovës kanë qenë të mbuluar me ujë të ëmbël, pra faktikisht kanë qenë me liqene”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valbon Bytyqi.

Rrafshi i Dukagjinit dhe Rrafshi i Kosovës kanë qenë zona me ujë të ëmbël, por interesante është edhe mënyra se si ky liqen është shteruar, dhe është larguar në drejtim të deteve.

Përafërsisht, liqeni në fazën më të madhe ka qenë në kohën e pontianit, është një kat gjeologjik, që përfshin një periudhë diku 7.3 deri në 5.3 milion vjet më herët… Pjesa më e fundit që është larguar është në rrafshin e Dukagjinit, për shkak se lartësia mbidetare në Fushën e Kosovës është me e madhe, në Dukagjin janë gjetur pastaj tarraca të reja, në lartësi mbidetare deri në 550 metra, por që janë të një kohe gjeologjike më të vonshme ose më të re nga aspekti i këndvështrimit tonë, dhe që lidhet me “Katin Dacian”, që ka një periudhë kohore mes 5.3 deri në 3.6 milion vjet më herët… por që janë të një kohe gjeologjike më të vonshme ose më të re nga aspekti i këndvështrimit tonë, dhe që lidhet me “Katin Dacian”, që ka një periudhë kohore mes 5.3 deri në 3.6 milion vjet më herët… është ngritur toka dhe uji është devijuar, në fakt ka rrjedh në drejtim të deteve në periferi, të detit Adriatik në perëndim, pastaj detit Egje në jug dhe detit të Zi në lindje të Ballkanit. Në këtë mënyrë është shteruar liqeni prej Kosovës dhe i ka lënë vend proceseve të mëvonshme gjeologjike”, tregon më tej Valbon Bytyqi.

Koha ka ruajtur disa dëshmi, të cilat sot përdoren si argumente që pjesa më e madhe e Kosovës së sotme ka qenë zonë ujore. Në fshatin Leshan të Komunës së Suharekës, gjenden disa dëshmi se dikur ka ekzistuar liqeni neogjenik në fushëgropën e Dukagjinit dhe Kosovës në tërësi, ku vërehet qartë radhitja e shtresave ose depozitimeve liqenore.

Në pjesën poshtë mund të vëreni që ekzistojnë shtresa të holla të argjilës të cilat më vonë në periudhat e mëvonshme gjeologjike janë zëvendësuar me depozitime të tjera kryesisht rërë, shtresa të tjera përsëri të cilat kanë të bëjnë me argjilë, pastaj zhavorr rëror, sendimete të tjera të cilat lidhen me argjilën dhe alevritet, dhe nga horizontet më të sipërme të kësaj prerje gjeologjike mund të vëreni edhe argjilë në të cilën janë të depozituara sasi të mëdha të guacave, të cilat dëshmojnë edhe për ekzistencën e botes shtazore, përkatësisht zhvillimin e faunës, gjatë liqenit neogjen të Dukagjinit”, sqaron Bytyqi.

Në mesin e këtyre shtresave gjenden edhe fosile të shtazëve, të cilat kanë jetuar në liqenin neogjenik të asaj kohe. Sot në disa pjesë të Kosovës mund të gjejmë fosile të guaskave që i kanë shpëtuar kohës.

“Disa prej guacave siç mund të shihni, kanë ruajtur formën e tyre në argjilë, kjo na tregon që ka pasur kushte jashtëzakonisht të përshtatshëm për fosilizimin e organizmave të gjallë të dikurshëm dhe siç mund të shihni, pra pamjet të cilat tregojnë për ekzistencën e organizmave të gjallë të dikurshëm, që sot tashmë nuk ekzistojnë në këtë pjesë të Kosovës. Këto janë kryesisht guaca të ujërave liqenore, ose organizma të ujërave të ëmbla që dëshmon që në këtë pjesë ka pasur liqen dhe jo de”, thotë ndër të tjera Valbon Bytyqi.

Në Kosovë janë gjetur edhe dëshmi të tjera, që tregojnë që kjo sipërfaqe e Ballkanit ka qenë e mbuluar me ujë, bëhet fjalë për disa fosile të tjera të botës shtazore. Zoologu Halil Ibrahimi thotë se të dhënat janë të pakta sa i përket liqenit antik të Kosovës, madje disa fosile të gjallesave që janë gjetur në Kosovë, ruhen në muzeun e natyrës në Beograd.

“Të dhënat rreth përbërjes faunistike të llojeve të cilat kanë ekzistuar në këto liqene që i përmendet të kohës antike, janë shumë të pakta, në të vërtetë krejt ajo që dihet sot në bazë të literaturës së mostrave të fosileve të mbledhura janë disa lloje tëmolluskave, dhe kryesisht gastropodëve ose kërmijëve, siç e përmende ti që i takojnë gjinive “kosovia” dhe “Viviparus”. Fosilet natyrisht ekzistojnë, viteve të fundit janë gjetur, nga një herë rastësisht nga një herë qëllimshëm, fosile të tilla prej shumë vendeve në Kosovë, për shembull prej rrethinës së Prizreni, rrethinës së Suharekës, mandej Ferizajt, Kaçanikut etj. Kurse mostrat e llojeve të gjinive “kosovia” dhe “vivipares” që i përmende prej liqenit antik të Kosovës, ruhen në muzeun e Beogradit”, thotë Halil Ibrahimi.

Disa guaca janë dërguar për studim në Francë dhe në bazë të rezultateve të para, thuhet se këto gjallesa kanë jetuar në ujërat e njelmëta, ndërsa disa të tjera, profesori Ibrahimi, i mbanë në zyrën e tij.

“Këto janë disa prej atyre fosileve të vjetra të cilat janë gjetur në rrethinën e Ferizajt, në fakt është një bivaldi, guacë tipike e cila përbëhet prej guacës me dy kapak e cila mandej është fosilizuar, do me thënë kjo pjesa e brendshme e shkëmbit e gurëve, por kjo pjesa e jashtme që është e rëndësishme për me pa formën se çfarë kafshe ka qenë është ruajtur bukur mirë. Ka shumë fosile që janë gjetur viteve të fundit, prej këtyre zonave, disa më mirë të ruajtura, shumë prej tyre me gjasë janë të ruajtur edhe në thellësi, të cilat po të gërmoheshin do të gjendeshin shumë më tepër edhe në forma shumë më të përshtatshme për tu identifikuar më pasta”, shton më tej Halil Ibrahimi.

Në bazë të supozimeve, qenia njerëzore, nuk ka qenë e pranishme në Ballkan, kur sipërfaqja e këtij gadishulli të sotëm ka qenë e mbuluar me ujë. Arkeologu Sedat Baraliu thotë se gjetjet arkeologjike tregojnë se njeriu i parë në tokat shqiptare ka ardhur në kohën e paleolitit të mesëm, para 100 mijë deri në 30 mijë vjet më parë.

“Rajoni i Ballkanit ka qenë i banuar që në kohën e pa neolitit të hershëm. Pastaj në paleolitin e mesëm e kemi të banuar edhe territorin e Shqipërisë, ndërsa territori i Kosovës edhe pse ka pasur disa hipoteza që Kosova ka qenë e banuar në periudhën ose kohen e paleolitit, nuk kemi dëshmi të cilat e vërtetojnë prezencën e njeriut në periudhën e paleolitit. Në Kosovë gjurmët e para të periudhës së njeriut i kemi në vitin 7000 para lindjes së Krishtit, që lidhet me periudhën e Neolitit. Është menduar që shpella e Radacit”, deklaroi Sedat Baraliu.

Prezenca e njeriut të parë në Evropë, por edhe në Kosovë, rastësisht është e përcaktuar në bazë të instrumenteve muzikore që janë gjetur në trevat e caktuara.

“Instrumenti më i vjetër konsiderohet një flautë, që është gjetur në shpellën Divia të Sllovenisë, është i ekspozuar në muzeun e Lubjanës dhe konsiderohet si instrumenti më i vjetër që është gjetur në Evropë, e që i ka takuar njeriut të neandertalit. Ndërsa në Kosovë e kemi okarinën që daton në vitin 7000 që i takon periudhës së neolitit dhe një herit është edhe një ndër instrumentet më të vjetër të Ballkanit, që është gjetur në Runik të Skenderajt.  Është një nga instrumentet më të rralla që është gjetur në Ballkan dhe është unik, sa i përket veglave muzikore”, deklaron ndër të tjera Sedat Baraliu.

Ndoshta me kalimin e kohës, do të zbulohen edhe prova të tjera, të cilat do të hedhin dritë mbi errësirën e së kaluarës dhe do të na japin një fotografi më të qartë të së djeshmes. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori