LAJMI I FUNDIT:

Komunarët e Deçanit kërkojnë që Manastiri mos të uzurpojë prona

Komunarët e Deçanit kërkojnë që Manastiri mos të uzurpojë prona

Asamblistët e komunës së Deçanit kanë kërkuar nga Manastiri i Deçanit që të heq dorë nga uzurpimet e pronës së qytetarëve të komunës së Deçanit.

Asamblistët e kësaj komune sot kanë mbajtur takimin me dyer të mbyllura ku janë trajtuar katër tema të cilat janë në funksion të kundërshtimit të aktgjykimit politik të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokat e Manastirit që ata i quajnë vendime të padrejta.


Temat e trajtuara janë:

Greva Institucionale e Komunës së Deçanit, si shprehje e pakënaqësisë më vendimin e pa drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Është trajtuar iniciativa qytetare e cila është ndërmarrë nga punëtoret e dy ish ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronarëve privatë mbi të cilët i prek vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Organizimi i peticionit i cili ka funksion shprehjen e pakënaqësisë dhe pa pajtueshmërisë më vendimin e pa drejtë dhe diskriminues të Gjykatës Kushtetuese.

Protesta gjithë popullore e cila do të vazhdoi më format e sajë deri në ndryshimin gjendjes faktike të cilën e ka krijuar aktgjykimi i pa precedent i Gjykatës Kushtetuese.

Në aspektin ligjor të dy ndërmarrjet kanë iniciuar shqyrtim të kushtetutshmërisë për aktgjykimin e nxjerre nga Gjykata Kushtetuese.

Gjatë këtij takimi është shqyrtuar edhe thirrja drejtuar Manastirit të Deçanit që të heq dorë nga pretendimet uzurpatore mbi pronën e qytetarëve të komunë së Deçanit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori