LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Refugjatët në Tabanoc dhe Gjevgjeli kanë mungesa ushqimi

Komiteti i Helsinkit: Refugjatët në Tabanoc dhe Gjevgjeli kanë mungesa ushqimi

Komiteti i Helsinkit në raportin javor për gjendjen e refugjatëve që gjenden në vendkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Kumanovë raporton se numri i refugjatëve në kampin në Gjevgjeli ka qenë 135, por deri në përfundim të javës, ai është ulur për 10 refugjatë nga Irani që kanë dal nga kampi.

Një familje nga Afganistani që ka kaluar disa net jashtë për shkak të prezencës së minjve në shatorin ku janë vendosur, iu është ofruar një shator tjetër, pasi që kanë shkuar dy familje nga kampi. Nga shatori është vjedhur një televizion plazma.


Me 19 prill refugjatëve iu janë dhënë vaksina kundër paralizës së fëmijëve.

Komiteti i Helsinkit konstatoi se situata në kamp në mënyrë të përgjithshme është e qetë.

“Po vazhdojnë ankesat e refugjatëve në lidhje me ushqimin, i cili shpesh herë është i pamjaftueshëm dhe me cilësi të dobët. Në një rast të izoluar, refugjatëve iu është dhënë supë e prishur. Vetëm me datën 24 prill vërehet një ushqim i përmirësuar që iu dha refugjatëve nga ana e Caritasit”, thuhet në raport.

Në kampin në Kumanovë, gjatë fillimit të javës ka pasur 787 refugjatë, por numri i tyre për çdo ditë është në ulje e sipër, për shkak të asaj që deri në fund të javës arriti deri në 650 refugjatë.

“Refugjatët edhe më tutje po ankohen për ushqimin e dobët në kamp. Ankesat e refugjatëve janë edhe për mungesën e veshjeve verore për refugjatët, duke i marr parasysh temperaturat e larta. Ata kanë në dispozicion vetëm veshje dimërore”, raportohet nga Komiteti i Helsinkit.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori