LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë në shtabin e NATO-s në Bruksel

Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë në shtabin e NATO-s në Bruksel

Me ftesë të ambasadorit Takan Ildem, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm nga Divizioni për Diplomaci Publike, delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi vizitë pune në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Në përbërje të delegacionit të kësaj vizite të ishin Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Forsina Tashevska Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, dhe deputetët Emil Dimitriev, Rexhep Memedi, Emilija Aleksandrova dhe Vlladanka Aviroviq, njofton Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga shërbimi i Kuvendit, gjatë kohës së kësaj vizite pune delegacioni realizoi takime të rëndësishme dhe këmbim të mendimeve me zëvendës sekretaren e përgjithshëm të NATO, Rouz E. Getemoiler, përfaqësues i lartë në NATO, ambasadori Takan Ildem, Divizioni për Diplomaci Publike; Xhejms Mekej, Divizioni për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë; Ian Bejles, Divizioni për Planifikim dhe Politikë Mbrojtëse; kolonel Huan Martinez-Esparza, Drejtoria për Bashkëpunim dhe Siguri, si dhe më shumë ekspert nga Gjermania, Norvegjia dhe Sllovenia.

Në këtë takim u shqyrtua aspekti politik, i sigurisë dhe ushtarak i kyçjes drejt NATO dhe përfitimet të cilat Maqedonia do t’i ketë nga anëtarësimi në Aleancë. U bisedua edhe për rolin e aspektit kuvendar dhe të deputetëve në procesin aderues drejt përshpejtimit të procesit dhe plotësimit të kritereve dhe detyrave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori