LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja mbërrin në Shqipëri pas humbjes nga Anglia, lista e ekipit pëson ndryshime para Andorrës

Kombëtarja mbërrin në Shqipëri pas humbjes nga Anglia, lista e ekipit pëson ndryshime para Andorrës

Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës.

Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë tre lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën.

Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Wembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.


Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Anglinë, dot të largohen nga grumbullimi për t’u kthyer me klubet respektive e për të vijuar rikuperimin. Edhe mbrojtësi tjetër Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është konkluduar se e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës.

Për shkak skualifikimi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori