LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Rritja e pagës minimale në Kosovë në 250 euro, domosdoshmëri

Kelmendi: Rritja e pagës minimale në Kosovë në 250 euro, domosdoshmëri

Deputeti i LDK-së dhe biznesmeni i suksesshëm, Ramiz Kelmendi, vlerëson se është domosdoshmëri rritja e pagës minimale në Kosovë, në vlerë prej 250 euro.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa argumente dhe shembuj se pse është e domosdoshme që të rritet paga minimale në Kosovë.


Postimi i plotë i Kelmendit:

“Për investitorin e brendshëm dhe të jashtëm pjesëmarrja e punës në veprimin e kryerjes se veprimtarisë dhe produkteve është me pjesmarrje të lartë dhe ndikimi i kësaj është në shumicën e rasteve vendimtarë. Andaj kjo çështje edhe ndahet në disa principe siç janë:

1. Vlera e të ardhurave personale, – që në shumicën e rasteve është vlerë e tregut që krijohet nga oferta dhe kërkesa për profile të caktuara. Nëse ka tepricë të profilit të caktuar, atëherë paga është më e vogel. Nëse ka deficit, atëherë paga është më e lartë.

2. Kontributet në paga, – që në Kosovë janë më të voglat në rajon përfshirë këtu, Shqipërinë, Malin e zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjën. Pra në këtë rast, jemi në favor të mundësisë së rritjes së pagës gjatë marrëveshjes.

3. Aftësia profesionale. – Këtu kemi ngecje, pra punëtorët tonë kanë aftësi të cunguar profesionale dhe në shumicën e rasteve edhe njohuri të tjera në raport me kërkesat e tregut të punës. Për këtë shkak në shumicën e rasteve nevojitet riarsimimi, por që pengesë është se, edhe në profilin e aftësuar nuk ka rezultate të kënaqshme, gjë që vështirëson riaftësimin e mëtejmë.

4. Efikasiteti në punë, – është edhe kjo çështje qenësore, sepse efikasiteti bazohet në vlerat morale, profesionale dhe tradicionale, që punonjësit tonë i posedojnë me vlerë të vogël të pagesës dhe efikasiteti del jo i mirë. Krahas kësaj edhe mungesa e profesionalizimit ndikon në efikasitet. Pra, rezulton se ne kemi punëtorë të rinjë, të zgjuar natyrshëm, por me efikasitet dhe profesionalizëm joadekuat që me kohën formalizohet.

Duke parë këta shembuj shumë të rëndësishëm, të renditur më lartë, për të punësuarin në njërën anë dhe punëdhënësin në anën tjetër ne duhet të trajtojmë çështjet si në vijim:

1. Informaliteti i punësimit është në një nivel të lartë dhe në shumicën e rasteve ka të punësuar të paparaqitur, të punësuar të cilët paguhen me një vlerë të caktuar përderisa me një tjetër deklarohen dhe të punësuar të cilët punojnë me ditë më shumë se sa që parasheh ligji. Të gjitha këto praktika e bëjnë tregun tonë të punës, të paqëndrueshëm dhe informal.

2. Informaliteti ekonomik është i lartë dhe ky fenomen detyron që punëdhënësit, taksat e shmangura të mos i deklarojnë dhe si të tilla ato ndikojnë në paraqitjen reale të shpenzimeve dhe tatimit në fitim.

3. Tatimi në fitim është një normë prej 10%, që në raport me shtetet tjera të rajonit, është jashtëzakonisht atraktiv dhe favorizues për investitorët, dhe nga ky fakt rrjedhë shembulli se infromaliteti ekonomik nuk ishte dashur të jetë në këtë nivel. Ne duhet besuar se çdo ditë do të ketë vetëdijesim tek të gjitha palët.

Asociacionet të cilat kërkojnë që mos të rritet paga minimale nga 170 në 250 euro, kishte me qenë e drejtë dhe e qëndrueshme, nëse të njëjtat do ishin kthyer edhe nga biznesi dhe të angazhohen për zvogëlimin e informalitetit. Në të kundërtën paga minimale në 250 euro është normale, stabile dhe ndikon qartë e dukshëm në zvogëlimin e infromalitetit duke ndikuar njëkohësisht tek bizneset informale që të rrisin paraqitjet e tyre të të hyrave të skajuara dhe të krijojnë kompani më stabile.

Mos të harrojmë se krahas këtyre përfundimeve ekziston edhe zgjidhja për ata të cilët, bilanci i suksesit u paraqitet se me këto të ardhura ka ngecje në mirëvajtjen dhe zhvillimin e kompanisë. Në këto raste ka mundësi që një komision i përbashkët të sjellë nga analiza e brendshme e auditorit lirimin nga kjo çështje, në pagë më të zvogëluar.

Pa dashur të prejudikoj, në qeverisjen Mustafa, kishim paraqitur kërkesën për lirimin nga dogana dhe akciza të të gjitha repromaterialeve për prodhimtari dhe nga ato mjete që përfitoheshin, çdo punëdhënës do të shpërndante pjesën e mbetur të tatmit të doganës në vlerë prej 10% në ato sfera te nevojshme, në njërën anë duke qenë më konkurrues me konkurrencën e jashtme dhe në anën tjetër duke e rritur performancën e pagesës për punëtorët në mënyrë që të mbështet shtimin e produktivitetit dhe kualitetit. Andaj, me lirimin nga dogana të repromaterialeve prodhuese po krijohet mundësia e rritjes së pagës minimale dhe pagave të tjera, ndërsa në sektorin shërbyes ato duhet të implementohen menjëherë dhe pa kurrfarë pengese.

Nisur nga këta shembuj praktik dalim tek konkluzioni se paga minimale në vlerë prej 250 euro në Kosovë, është domosdoshmëri”, ka shkruar Kelmendi./Telegrafi/