LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk do të ndikohet nga tifozët e Celticut

Juve nuk do të ndikohet nga tifozët e Celticut

Loja e Juventusit nuk do të ndikohet nga atmosfera e tifozëve të Celticut – ka thënë Andrea Pirlo.

Zonja e Vjetër e zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve si mysafir në Celtic Park, ndërsa mesfushori italian thotë se zhurma nuk do të jetë pengesë për bashkëlojtarët e tij.

“Jam i sigurt se zhurma nga tifozët e Celticut do të jetë e çmendur, por vetëm sa do të na bëjë më të vendosur që të luftojmë”.


“E di se Celtic Park do të jetë si një arenë gladiatorësh. Jemi të përgatitur për çfarëdo që Celticu ka të ofrojë”.

“Kemi lojtarë që e kanë fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, prandaj jemi mësuar me ndeshjet e frikshme”, ka deklaruar 33-vjeçari për Skysports.com. /Telegrafi/