Nga: Van Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj
Po të isha kuturisur në rrymë të helikës
Ndërmjet viadukteve të ëndrrës sate
Ku kurora e çeliktë e ngultë çahet
Në hendek rrugës dytësore
A do të më gjeje?
A do të m’i puthje sytë?
Të më lëshosh përtokë
Në qetësi mengadalë
Të lindem sërish
Të lindem sërish
Nga pjesa e largët e oqeanit
Nëse i fus rrotat në lëvizje
E unë qëndroj me duar pas shpine
Duke e shtyrë derën
A do të mund të më gjeje?
A do të m’i puthje sytë?
Që të më lëshosh përtokë
Në qetësi më ngadalë
Të lindem sërish
Të lindem sërish
Ja ku je
Derisa qëndron me shikim lakmie
Flet me Huddie Ledbetterin
Duke ia treguar fotografitë në mur
Duke pëshpëritur në korridor
Dhe duke drejtuar gishtin në mua
Ja ku je, ja ku je
Duke qëndruar në diell e dashur
Me duar mbas shpine
Dhe me sy përpara
Ja ku je
Përkujdesesh për birin tënd
Shikon nëse i ka rrobat e pastra
Duke ia mbathur këpucët e vogla të kuqe
E kuptoj se ti e di se ai ka rroba të pastra
Po ia mbathë këpucët e kuqe të vogla
Dhe ke drejtuar gishtin kah unë
Dhe ja ku jam
Duke qëndruar në vëmendjen tënde të trishtuar
Duke u përpjekur të bëj çmos
Duke të shikuar drejt në sy
Dhe ia dal mbanë, e dashur
Po, po, po
Po të kisha kuturisur në rrymë të helikës
Ndërmjet viadukteve të ëndrrës sate
Ku kurora e çeliktë e ngultë çahet
Në hendek që mbaron në rrugët dytësore
A do të më gjeje?
A do të m’i puthje sytë?
Të më lëshosh përtokë
Në qetësi më ngadalë
Të lindem sërish
Të lindem sërish
Të lindem sërish
Në një botë tjetër
Në një botë tjetër
Në një kohë tjetër
E kam shtëpinë në lartësi
Kurrgjë s’jam sall i huaj në këtë botë
Bash kurrgjë s’jam pos i huaj në këtë botë
E kam shtëpinë në lartësi
Në një tokë tjetër
Bukur larg
Bukur larg
Lart në qiell
Lart në qiell
Lart në qiell
Lart në qiell
Në një kohë tjetër
Në një vend tjetër
Në një kohë tjetër
Në një vend tjetër
Lart në qiell
Lart në qiell
Po shkojmë drejt qiellit
Po shkojmë drejt qiellit
Në një kohë tjetër
Në një vend tjetër
Në një kohë tjetër
Në një vend tjetër
Me një fytyrë tjetër
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRotshildët në Butrint
A është Bubulina shqiptare?
Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Ndër ne, njerëzit e idealit mbyten dy herë
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete