LAJMI I FUNDIT:

Japonia ndihmon Kosovën me mbi 800 mijë euro në luftën kundër COVID-19

Japonia ndihmon Kosovën me mbi 800 mijë euro në luftën kundër COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, të hënën, në Prishtinë, nënshkruan marrëveshjen e donacionit të radhës të qeverisë japoneze për Kosovën.

Nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë rreth 810.000 euro, u bë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.


Ministrja Haradinaj Stublla e falënderoi ambasadorin Mizutani për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetëndertimit, duke filluar me njohjen e pavarësisë një muaj pas shpalljes së saj, mbështetjen për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe ndihma për zhvillimin ekonomik.

“Jemi pa masë falënderues për shtetin e Japonisë, i cili është gjetur pran nesh edhe gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë. Marrëveshja e sotme është kontribut për implementimin e Programit mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Social, që do të implementohet me blerje të pajisjeve mjekësore”, tha Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja e Kosovës tha se përmes kësaj ndihme, Japonia do të kontribuojë për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe do të sigurojë përmirësimin e infrastrukturës së punës për stafin mjekësor, në mënyrë që të rritet efikasiteti në menaxhimin e sëmundjeve infektive.

Ambasadori Mizutani nga ana e tij tha se Japonia po e mbështetë Kosovën në luftën kundër COVID-19 dhe për përmirësimin e sistemit shëndetësor, me pajisje të reja mjekësore, të kompanive japoneze.

Ai tha se meqë rritja e vazhdueshme e pacientëve me COVID-19 paraqet barrë të madhe për sistemin shëndetësor në Kosovë, Japonia ka vlerësuar se është me rëndësi jetike forcimi i këtij sistemi.

“Përmes këtij granti, Japonia ka siguruar pajisje mjekësore të tilla si sistemi portativ i diagnostikimit të imazhit me ultratinguj dhe monitorët e pacientëve pranë shtratit të prodhuara nga ndërmarrjet japoneze”, tha Mizutani.

Në njoftimin për media thuhet se marrëveshja e sotme Kosovë – Japoni hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori