Dita e parë e vitit 2013 është tregues i rritjes së telefonisë mobile IPKO, dhe një pikënisje e mbarë e një viti në të cilin pritet që sukseset e kompanisë të jenë të rëndësishme, si për IPKO-në, ashtu edhe për të gjithë konsumatorët e saj.
Në netët e ndërrimit të moteve, përmes rrjetit të telefonisë mobile IPKO në total janë dërguar 2,170,734 SMS, ose në mesatare, 20 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit, më 1 janar 2013, mesatarja e rritjes së trafikut të SMS-ve në krahasim me ditën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë 28 për qind.
Edhe përkundër rritjes së ndjeshme të trafikut të telefonisë mobile me të gjitha shërbimet e ofruara, shkalla e suksesit në dërgimin e gjithë SMS-ve ka mbetur rreth 100 për qind.
Si për çdo festë tjetër, konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO kanë përdorur të gjitha shërbimet e rrjetit mobil dhe fiks gjatë gjithë festave të fundvitit, pa pengesa, edhe përkundër shkallës së lartë të përdorimit të të gjitha shërbimeve.
IPKO ka ndërtuar rrjetin mobil i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë