LAJMI I FUNDIT:

Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim – jam i nderuar për respektin e Tares

Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim – jam i nderuar për respektin e Tares
(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur i nderuar nga interesimi i Lazios duke theksuar se do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Mesfushori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Redsat që t’ia mundësojnë largimin këtë verë, ndërsa Biancocelestët konsiderohen si destinacion i mundshëm.

29-vjeçari ka luajtur në Serie A edhe në të kaluarën. Ai ishte pjesë e Interit për gjashtë muaj (në periudhën janar-gusht të vitit 2015).


(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Në një bisedë me Il Corriere dello Sport për të ardhmen e tij, Shaqiri e ka përmendur Lazion si destinacion të mundshëm.

Sarri dëshiron një sulmues krahu te Lazio – Igli Tare ka dy shqiptarë në listën me pesë alternativa
Lexo po ashtu Sarri dëshiron një sulmues krahu te Lazio – Igli Tare ka dy shqiptarë në listën me pesë alternativa

“Fatmirësisht, futbolli më ka ndihmuar që të plotësoj shumë nga ëndrrat e mia. Kam pasur fatin të luaj me klubet e mëdha dhe të fitoj shumë tituj. Kushedi, ndoshta mund të fitoj diçka edhe me ekipin kombëtar të Zvicrës. Kontrata ime (me) Liverpoolin skadon në vitin 2022, në vitin 2018 nënshkrova kontratë katërvjeçare”.

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

“Gjëja e rëndësishme në këtë moment të karrierës time është të mund të luaj rregullisht, por kjo nuk ka ndodhur në tri sezonet e fundit. Për këtë arsye i kam thënë Liverpoolit se jam i gatshëm për një sfidë të re. Ata e pranuan dëshirën time dhe do t’i konsiderojnë seriozisht ofertat që do të vijnë. Ata nuk do të më ndalin”.

“Igli Tare ka bërë punë të shkëlqyer te Lazio ndër vite. Nëse është e vërtetë se ai ka respekt të madh për mua, atëherë jam i nderuar”.

“E kam përcjellë Lazion për një kohë të gjatë, është një top skuadër. Në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të mia, më pëlqen të luaj futboll më sulmues dhe Sarri e praktikon atë. Do të ishte intriguese”, ka deklaruar Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori