LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët shëndetësorë bojkotojnë punën në teren, kërkojnë shtesa në pagë

Inspektorët shëndetësorë bojkotojnë punën në teren, kërkojnë shtesa në pagë

Kërkesat e inspektorëve shëndetësorë për përfshirjen e tyre në listat e përfituesve të shtesave prej 300 eurove, jo vetëm që nuk kanë marrë mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, por edhe janë përcjellë me tone fyese. Inspektorët, thanë se Zemaj i ka quajtur ata edhe rrugaç dhe ka kërkuar nga ta që të dalin jashtë zyrës ku ishte menduar të zhvillohej takimi.

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë po kërkojnë që të marrin shtesat prej 300 eurove pasi që vlerësojnë se puna e tyre e përditshme i rrezikon ata të infektohen me COVID-19.


Doktori, Bashkim Vatovci, përfaqësues i inspektorëve, thotë se padrejtësisht kanë mbetur jashtë listave të punëtorëve shëndetësorë që kanë përfituar nga shtesat prej 300 eurove.

Shqetësimet e tyre ata ia kanë prezantuar edhe ministrit Armend Zemaj, por, siç thotë ai, ministri i ka shpërfillur dhe ka përdorë edhe fjalë fyese ndaj tyre.

‘’Sot me datën 19.10.2020 inspektorët shëndetësorë vendosën të kenë një takim me ministrin Zemaj për ta informuar me situatën. Ai nuk gjeti mirëkuptim duke iu drejtuar inspektorëve si “rrugaç””, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bashkim Vatovci.

Përderisa shpërfillen nga Qeveria, inspektorët thonë se nuk do të dalin në inspektime në teren, si masë revolte dhe pakënaqësie, përcjell Telegrafi.

“Pas ditës së sotme ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në vend të punës dhe nuk do të dalim në inspektime. Nuk do të dalim në terren”, shtoi më tej Vatovci.

Televizioni Dukagjini mason se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj dy inspektorëve të cilët sipas kërkesës thuhet të jetë bërë për shkak të shantazhit ndaj ministrit Zemaj.

Televizioni ka drejtuar pyetje në Ministri të Shëndetësisë për të pyetur se çka do të ndodhë me inspektorët dhe me situatën në terren kur dihet se tashmë ata nuk janë aktiv në terren.

Përndryshe, Inspektorati Shëndetësorë prej muajit Mars deri në muajin Tetor ka kryer gjithsej 544 inspektime në institucionet shëndetësore në Kosovë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori