LAJMI I FUNDIT:

Ilir Llonçari: Arkitektura është materializim i jetës, sfidë e këtij profesioni është lirimi i njerëzve nga paragjykimi

Arkitektura përcaktohet si metoda e dizajnimit dhe ndërtimit të diçkaje në një formë të përdorshme dhe të këndshme.

Ilir Llonçari është arkitekt, i cili për vite me radhë ka ndihmuar që me talentin e tij arkitektural t’i shtojë bukurinë enterierit në Kosovë.


Në një intervistë për Telegrafin, Llonçari tregon sfidat e këtij profesioni, rrymat që do të dominojnë vitin e ardhshëm dhe këshillat që ai si ligjërues u jep studentëve të tij.

“Arkitektura për mua është materializim i jetës, me fjalë të tjera ne jetën tonë e formësojmë përmes arkitekturës”.

Foto: Facebook

Tutje, arkitekti tregon për sfidat me të cilat ai përballet më shpesh në këtë profesion.

“Sfidat e këtij profesioni janë më së shumti në fushën e lirimit të njerëzve nga paragjykimi, në mënyrë që ata të shprehin lirshëm dëshirat dhe kërkesat e tyre”.

Foto: Ilustrim

Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, Iliri tregon për ndikim e pandemisë në këtë fushë.

“Pandemia ka pasur ndikim gjithandej, megjithatë në zyrën tonë është vërejtur pak si problem. Problemi më i madh ka qenë me punën në terren, ndërsa te projektimi nuk ka pasur ndonjë dallim thelbësor”.

Foto: Facebook

Llonçari tregon se cili është trendi që po dominon në arkitekturë vitet e fundit, e do të vazhdoj edhe këtë vit.

“Minimalizmi tash e disa vite po dominon në tërë botën, tani ka filluar të jetë trend edhe te ne, kryesisht i kërkuar nga personat në moshë më të re. Minalizmi si stil fokusohet në krijimin e ambienteve vetëm me elementet më te nevojshme, kështu duke krijuar ambiente sa më të lirshme dhe të pastra”.

Iliri tregon se sa janë shqiptarët në hap me trendët arkitekturale sipas tij.

“Në vendin tonë kohëve të fundit ka filluar krijimtaria e cila është në hap me kohë, por ende kemi mbetur në nivelin e arkitekturës e cila zgjedh problemet e përditshme. Sa i përket arkitekturës së mirëfilltë me bazë filozofike, ende mungon. Ne më shumë zhvillojmë atë çfarë e shohim, ende nuk kemi filluar të krijojmë duke u bazuar në idetë tona. Jemi në kërkim dhe po mundohemi të zhvillojmë një identitet tonin”.

Tash kur teknologjia ka avancuar shumë, arkitekti tregon se sa po ndikojnë programet kompjuterike në krijim, kështu duke lënë anash punimin e skicave me dorë.

“Kreativiteti nuk dallon sepse arkitektura është një art 3D dhe vlera e saj bazohet në objektin përfundimtar, jo vetëm në letër. Skicat kanë më shumë vlerë informative pasi arkitektura si art është aplikativ dhe jo figurativ. Unë përdori të dyja teknikat, në vartësi të situatës dhe mundësive”.

Foto: Ilustrim

Llonçari tregon sa është prezent kiç-i në arkitekturën kosovare.

“Kiç-i në Kosovë është prezent mjaft shumë, kjo si pasojë e tranzicionit në të cilën jemi duke kaluar teksa mundohemi të krijojmë një identitet. E mira në tërë këtë është se njerëzit kanë filluar të kërkojnë një projekt, pjesa tjetër varet nga arkitekti”.

Arkitektura në Kosovë

Si ligjërues i dizajnit enterier, Iliri tregon se cila është këshilla që ai u jep studentëve.

“Këshilla më e shpeshtë nga unë për studentët është që të lirohen nga projeksionet që i marrin nga kulturat e përditshme dhe t’i qasen problemeve në mënyrë të veçantë, me një zgjidhje vetëm për detyrën e dhënë, kështu duke kaluar kufijtë me ide të reja”.

Foto: Facebook

Në fund, Iliri jep një mesazh për të gjithë lexuesit e Telegrafit.

“Bëjeni jetën me sa më shumë ngjyra, drejtohuni te profesionistët për dëshirat e juaja për hapësira të brendshme dhe të jashtme. Ju dëshiroj mbarësi, prosperitet në këtë vit të ri”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori