Orgazma femërore fillon të shfaqet në formën e tkurrjeve të muskujve të thellë të organeve gjenitale dhe të legenit të vogël, ato shoqërohen me kriza konvulsive, me dridhje muskulore të të gjithë trupit dhe të anësive...
Dr. Nazim Shtino
Psikoneurolog
Këto dridhje zakonisht i përgjigjen tkurrjeve ritmike të muskujve të organeve gjenitale dhe të legenit. Gjatë fazës së orgazmës shfaqen tkurrjet e shumë muskujve të tjerë të legenit dhe pjesës së poshtme të barkut.
Në këtë mënyrë femra lehtëson dhe çliron tensionin kulminant seksual. Gjithashtu, shfaqen tkurrje të muskujve të qafës e të gjymtyrëve. Qafa bëhet gunga-gunga, ndërsa fytyra me ngjyrë të kuqe të theksuar, fryhet dhe kafazi i gjoksit zgjerohet.
Gjatë orgazmës, klitorisi bëhet shumë i ndjeshëm. Ka femra që mund të provojnë disa orgazma dhe mund të dëshirojnë t’i përsërisin këto dukuri, ndërsa ka femra të tjera që nuk kanë dëshirë për të provuar orgazma të tjera, pas orgazmës së parë.
Femra e arrin më lehtë orgazmën, kur penisi ndodhet brenda vaginës në gjendje të tendosur, në ereksion të plotë, dhe ky moment shoqërohet me tkurrje të muskujve rreth vaginës.
Ka mendime se në fëmijëri dhe në adoleshencë sensibiliteti seksual është i përqendruar në klitor. Kur femra maturohet nga ana seksuale, sensibiliteti transferohet në vaginë. Në femrat frigjide ky transferim nuk bëhet dhe ato nuk janë të afta të përfitojnë orgazëm, në qoftë se nuk stimulohet klitorisi. Duhet një kohë e caktuar që të bëhet ky transferim dhe gjatë kësaj kohe femra është e pandjeshme seksualisht. Kjo lloj mpirje seksuale (anestezie) mund të bëhet kronike nëse kryhet aktivitet seksual i tepruar në moshën e pubertetit. Dihet që pjesa fillestare e vaginës nuk është e ndjeshme, por ajo mund të eksitohet nëpërmjet klitorisit, buzëve të vogla të vagjinës, etj. Në qoftë se zona erogjene e klitorit përhapet edhe në hyrje të vaginës, femra do të përfitojë orgazëm të plotë, ajo do të maturohet plotësisht nga ana seksuale. Mashkulli nuk ka problematika të tilla.
Sot mendohet se te një femër seksualisht e pjekur nga ana seksuale, dukuritë e eksitacioneve klitoriane dhe vaginale bashkërenditen edhe kompletojnë njëra-tjetrën, për të arritur në orgazëm.
Disa femra pas koitusit (bashkimit) kanë ndjeshmëri të tepruar të klitorisit, kanë dëshirë që pas koitit edhe orgazmës për disa minuta të shtrëngohen fort pas mashkullit.
Femrat pas koituseve mund të kenë gjumë të thellë ose pagjumësi, prandaj ato mund të parapëlqejnë që koituset t’i kryejnë në mëngjes.
Ka femra që megjithëse arrijnë pragun e orgazmës, edhe pse fillojnë tkurrjet e muskujve të vaginës, ato nuk arrijnë kulmin e orgazmës, ato mbeten në këtë gjendje me orë të tëra, sidomos kur nervozohen shumë. Në këto femra të dështuara dhe të nervozuara shfaqet shtim i gjakut dhe fryrja e buzëve të vaginës mund të vazhdojë më tepër se 12 orë, derisa t’i zë gjumi. Kjo dukuri ka më tepër mundësi të shfaqet te femrat neurotike dhe ato kanë nevojë për trajtim psikiatrik, sepse rrezikohen të mbeten frigjide.
Aspekte të përgjithshme mbi orgazmën
Orgazma mund të manifestohet klinikisht në forma të ndryshme dhe të larmishme, prandaj është e vështirë në disa raste që të përcaktohet, sidomos nga femrat. Në disa gra ndodhin orgazma të shumëllojshme nga ato me intensitet shumë të qartë dhe ekstrem klinik, deri në orgazma me manifestime minimale që janë në kufi me anorgazmën.
Te femrat orgazma mendohet se ka tre stade subjektive, që shfaqen në mënyre të shpejtë dhe që pasojnë njëra – tjetrën.
1. Stadi i parë, i tensionit seksual, manifestohet me lëvizje të fuqishme dhe që vazhdojnë me ndjenjën e qëndrimit ose sikur janë duke lundruar. Kjo ndjesi është më e përqendruar në regjionin e pelvisit (legenit).
2. Stadi i dytë – perceptimi i ndjesisë së ngrohtësisë, që fillon në komblik dhe përhapet në gjithë trupin.
3. Stadi i tretë – manifestohet me kontraksione gjenitale të pavullnetshme dhe pulsuese.
Orgazmat, klinikisht, manifestohen në forma të ndryshme, që ndryshojnë nga intensiteti dhe cilësia e tyre. Ky ndryshim ndodh midis individëve, ndoshta në të njëjtin individ, dhe në kohë të ndryshme. Prej këndej lind pyetja se a ka ndryshim midis orgazmës klitoriane dhe vaginale. Kjo pyetje mund të shpjegohet pjesërisht me teorinë e Frojdit, se pjekuria seksuale te femrat lidhet me shmangien dhe zhvendosjen e fokusit erotik nga klitori (që zakonisht është përfituar nga manipulimi me anë të masturbimit) në vaginë (që stimulohet nga ushtrimi sistematik dhe i shpeshtë, përderisa realizohet përgjithmonë, me anë të koituseve). Por as kjo teori dhe as teori të tjera të ngjashme me të nuk justifikojnë e as ekzagjerojnë plotësisht orgazmën. Në të vërtetë disa modele teorike propozohen për të përshkruar kulmin e kënaqësisë seksuale, orgazmën (klimaksin seksual).
Marters dhe Johnson treguan se përgjigjja fiziologjike është e njëjtë si për orgazmën e provokuar së pari nga stimuli i klitorit, i vaginës, i gjoksit, ashtu edhe nga stimuli i kofshëve dhe i llapës së veshit. Këto konstatime kanë tërhequr vëmendjen e kërkimeve nga ana e fiziologëve dhe psikologëve.
Sipas Fisherit, shumë gra dallojnë dy lloj orgazmash, që ndryshojnë midis tyre, nga mënyra se si janë shkaktuar dhe se si ato janë përjetuar: P.sh. orgazma e përfituar nga stimuli klitorian perceptohet si ndjesi e ngrohët, pickuese, elektrike dhe e mprehtë, ndërsa orgazma e provokuar nga stimuli vaginal ka ndjesi të thella, pulsuese, ndjesi të buta dhe të rehatshme. Fisher ka konstatuar se disa gra parapëlqejnë një tip orgazme, ndërsa orgazmat e llojeve të tjera i vlerësojnë si të papëlqyeshme dhe madje të neveritshme e të dhimbshme. Autori thotë se për të arritur orgazmën, shumica apo 2/3 e grave vlerësojnë si më të rëndësishme stimulimin e drejtpërdrejtë klitorian, në krahasim me stimulimin vaginal. Megjithatë Fisher mbështet teorinë e orgazmës klitoriane së bashku apo të shoqëruar me atë vaginale, pavarësisht se cila mbizotëron dhe këtë dukuri e konsideron si shenjë të pjekurisë
psikoseksuale.
Fox konstaton një lidhje midis shkallës së kënaqësisë në orgazmën femërore dhe manifestimit të kontraksioneve konvulsive vaginale, të cilat ndryshojnë nga futja me force e penisit. Sipas tij, penisi duket se formon një si prizë të puthitur fort, duke krijuar kështu një përgjigje të ndryshme nga ajo e një vagine bosh. Këto të dhëna janë të bazuara në të dhënat vëzhguese laboratorike të çiftit…
Singer i jep prioritet orgazmës së përfituar nga stimulimi vulvar, që është e ngjashme me atë që është përshkruar nga Masters dhe Johnson. Ky tip nuk ndryshon nga lloji i stimulit që e provokon. Orgazma uterine mendohet se përfshin stimulimin e nervave abdominalë (të barkut) dhe lëvizjet e përsëritura të uterusit. Kjo orgazëm mund të përftohet nga penetrimi i thellë i penisit në vaginë. Ky lloj është përshkruar nga Kinsey, etj. Orgazma e përzier, e llojit të tretë, është kombinim i tipit vulvar me atë uterin.
Pra duhet të kombinohen faktorë fizikë dhe psikologjikë për të dhënë lloje të ndryshme orgazmash. Nëse orgazma e përzier është e vërtetë, ka të ngjarë që vetëm orgazma klitoriale provokohet nga masturbimi ose stimulimi oral, kurse orgazma uterine nga penetrimi i penisit. Duhet theksuar se shumë burra dhe shumë gra reagojnë me kënaqësi seksuale të konsiderueshme dhe më të shprehur ndaj orgazmave që përfitohen nga masturbimi ose stimulimi oral (gojor, me gjuhë) sesa ato të provokuara nga koitusi.
Masters dhe Johnson konstatuan se orgazma femërore që matet nëpërmjet fuqisë së kontraksioneve muskulore është fiziologjikisht më e shprehur kur ajo shkaktohet nga masturbimi i partnerit sesa nga koitusi. Megjithatë, duhet theksuar se fuqia nuk është tregues i sigurt i matjes së kënaqësisë. Femrat ka raste që manifestojnë shenja dhe simptoma eksitimi pa i perceptuar ato si ndjesi dhe, në disa raste, burrat kanë ereksione të papëlqyeshme. Shumë persona parapëlqejnë përfshirjen e të gjithë trupit dhe të përvojës psikologjike gjatë koitusit, megjithëse fuqia e kontraksioneve mund të jetë më pak e shprehur në mat jet që janë kryer. Disa gra që rrallë arrijnë në orgazëm ose nuk e arrijnë asnjëherë, ato kënaqen nga kryerja e koitusit dhe me marrëdhëniet seksuale midis tyre.
Disa individë nuk e preferojnë orgazmën nëse ajo karakterizohet me manifestime aktesh të pavullnetshme dhe me humbje të kontrollit të sjelljes.
Femrat që kanë orgazma të shumta, zakonisht nuk arrijnë numër të madh kulmesh kënaqësie, por ndihen deri-diku të kënaqura në pak kohë edhe vetëm një numër i vogël grash dëshirojnë 5 orgazma ose më tepër, sepse është një praktikë seksuale shumë e lodhshme.
Nga praktika është konstatuar se një numër i konsiderueshëm grash nuk arrijnë ose nuk përfitojnë orgazma dhe një në shtatë femra ka orgazma të shumta. Femrat paraqesin kulmin e shpeshtësi në së manifestimit dhe të përfitimi t të orgazmave në vitet 30-40.
Kur një femër është e ndërgjegjshme dhe përgjegjëse për të përfituar orgazmën e saj, ajo nuk ka pse të bëjë fajtor partnerin seksual për mospërfitimin e orgazmës së saj ose të ndihet krenare për përfitimin e saj. Problemet e seksualitetit njerëzor dhe orgazma janë të diskutueshme. Supozohet që nëse orgazma është e dëshirueshme, çdo partner duhet të preokupohet edhe të angazhohet plotësisht për të. Për të hyrë dhe kryer marrëdhënie seksuale detyrimisht duhet që një nga partnerët të tregohet më aktiv dhe të realizojë plotësisht dëshirën e vet.
Disa kërkues theksojnë se anorgazma femërore do të varet më tepër nga jeta e femrës që ndikon në kohën e momentin aktual, në zhvillimin dhe nivelin e shprehjes së dëshirës seksuale, sesa në procedurat e realizimit të teknikave të koitusit, të përdorura nga partneri i saj apo edhe nga gjerësia hapësinore dhe sipërfaqësore e veprimeve paraprake që përdoren para kryerjes së koitusit.
Veprimet e ndryshme dhe të zgjatura erotike mund të lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe të rrisin nivelin klinik të shprehjes së saj, për shumë femra. Rrallë mund të ndodhë që individët të kenë ndryshime madhore në nivelin e arritjes së kënaqësisë seksuale, si edhe në kohën e shfaqjes së fazave të veprimtarisë e të përgjigjes seksuale. Një partner mund të pëlqejë një fazë eksitimi të zgjatur, të tjerët dëshirojnë një kohëzgjatje më të shkurtër eksitimi, ndërsa ka persona që dëshirojnë një arritje orgazme të shpejtuar dhe mund të ketë persona që kënaqen me një fazë rezolutive të zgjatur.
Orgazma është e njëkohshme kur ajo arrihet nga të dy partnerët në të njëjtën kohë. Por duhet theksuar se disa autoritete dhe disa çifte nuk e shohin orgazmën e njëkohshme si të rëndësishme. Ata vlerësojnë si të rëndësishme që çdo partner të përfitojë kënaqësinë në kohën që mund ta arrijë ai/ajo, duke e mbështetur këtë në ndryshimet midis sjelljes së meshkujve dhe femrave, gjatë arritjes dhe përfitimit të orgazmës.
Shumë gra dëshirojnë penetrimin e thellë të penisit në vaginë, stimulimin klitorial (direkt ose indirekt) dhe mbajtjen brenda e thellë, pa lëvizur, të penisit në vaginë. Sidoqoftë, shumica e meshkujve e ndërpresin penetrimin e thellë vaginal të penisit dhe bëjnë lëvizje pompuese shumë të ngadalshme të penisit në vaginë. Këto veprime dhe dëshira duken si kontradiktore. Mund të thuhet se shumica e njerëzve arrijnë të përfitojnë kënaqësinë seksuale më të madhe, nga orgazma që partnerët nuk i realizojnë në mënyrë të njëkohshme. Çdo partner mundohet t’i ofrojë tjetrit kënaqësinë gjatë kulmit të orgazmës. Secili partner ka mënyrën e vet të arritjes së orgazmës. Duhet theksuar se shumë persona arrijnë kënaqësinë seksuale, orgazmën, më tepër dhe kryesisht kur realizojnë arritjen dhe manifestimin e orgazmës nga partneri tjetër.
Vëmendje e veçantë u duhet kushtuar aspekteve somatike dhe psikologjike të reagimeve seksuale. Ndërkohë që mjeku konsulton një pacient me probleme seksuale, duhet të marrë në konsideratë dhe të ketë parasysh se limitet e ndryshimeve të aftësive dhe të reagimeve seksuale janë të konsiderueshme, se qëllimi i kryerjes së marrëdhënieve seksuale është arritja dhe përmbushja e përfitimit të kënaqësisë së plotë seksuale dhe nuk ka rëndësi se çfarë modeli do të përdoret për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, as edhe për mënyrën e pranueshme ose të papëlqyeshme të mënyrës së realizimit edhe funksionimit të marrëdhënieve seksuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga nxori në treg këpucë të reja dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se si duken, por çmimi është marramendës
Tre shenjat më kokëforta të zodiakut
Një gabim që shumë e bëjnë kur lajnë enët
Ju kurrë nuk duhet t'i hidhni këto gjëra në lavamanin e kuzhinës
Aplikacioni i njohjeve publikoi një listë të fetisheve më të njohura në vitin 2024, e treta është surpriza më e madhe
Si të lani këllëfët e jastëkëve dhe çarçafët e mëndafshtë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic