LAJMI I FUNDIT:

Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë – Scholz kishte kritikuar Orbanin për takimin me Putinin

Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë – Scholz kishte kritikuar Orbanin për takimin me Putinin

Tensionet diplomatike po përshkallëzohen midis Gjermanisë dhe Hungarisë pasi Budapesti anuloi një takim midis Ministrit të Jashtëm, Peter Szijjarto dhe homologes gjermane, Annalena Baerbock, i cili ishte planifikuar të hënën në Budapest.

Anulimi i pazakontë i minutës së fundit erdhi pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian kritikuan ashpër udhëtimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Moskë, ku të premten u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pasardhësja e Borrellit, Kallas: Orban në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Moskë
Lexo po ashtu Pasardhësja e Borrellit, Kallas: Orban në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Moskë

Baerbock planifikoi të kritikonte takimin e liderit hungarez me atë rus gjatë një vizite në Budapest të hënën. Por “për habinë tonë, pala hungareze e anuloi” takimin me Szijarto “me një njoftim të shkurtër”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane, raporton politico.


“Duke pasur parasysh udhëtimin e papritur dhe të pakoordinuar të kryeministrit Orban në Moskë, një diskutim personal serioz dhe i sinqertë midis dy ministrave të jashtëm do të ishte shumë i rëndësishëm. Na vjen keq për anulimin”, tha zyrtari, duke shtuar se udhëtimi do të riplanifikohej për një datë të mëvonshme.

Një zyrtar hungarez tha se ministria e jashtme gjermane dhe ambasada e saj në Budapest ishin informuar për arsyen e vonesës, por nuk pranoi ta bënte atë publike.

Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi
Lexo po ashtu Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi

Të premten, Scholz iu bashkua udhëheqësve të tjerë të BE-së në dënimin e Orbanit për takimin me Putinin, duke vënë në dukje se lideri hungarez, vendi i të cilit mori presidencën e radhës të Këshillit Evropian në fillim të këtij muaji, “po udhëton drejt Putinit si kryeministër hungarez, jo si një përfaqësues i BE-së”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori