LAJMI I FUNDIT:

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia – flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia – flet ish-ushtaraku britanik

Analisti i sigurisë dhe mbrojtjes, Michael Clarke, ka folur rreth luftës në Ukrainë pas zhvillimeve të fundit në Arabinë saudite, ku ukrainasit pranuan një armëpushim me pushtuesit rus.

Sipas analistit britanik, një armëpushim në këtë moment do të ishte “më i dobishëm në aspektin taktik për ukrainasit sesa për rusët”.

Ai shton se rusët besojnë se po ecin mirë në fushën e betejës dhe po bëjnë përparime në rajonin e Kurskut.


“Rusët do të preferonin të vazhdonin, ndërsa ukrainasit do të dëshironin një pauzë”, thotë ish-ushtaraku, shkruan skynews.

Trump thotë se do ta ftojë sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Sot ose nesër do të flasim edhe me rusët për armëpushimin
Lexo po ashtu Trump thotë se do ta ftojë sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Sot ose nesër do të flasim edhe me rusët për armëpushimin

Megjithatë, të dyja palët “do të përfitonin nga një pushim” dhe “do ta shfrytëzonin çdo kohë të lirë për t’u riorganizuar dhe për t’u rimbushur me sa më shumë mjete që të munden”.

“Të dyja palët kanë një arsye për ta bërë këtë. Por, stimuli për ukrainasit është më i madh sesa për rusët”, deklaroi britaniku.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe kanë rifilluar të dërgojnë ndihma të sigurisë për Ukrainën.

Kievi gjithashtu “shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Evropa
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Serbia
Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori