LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri rus lëshoi raketën gabimisht, godet veturat e parkuara – plagosen disa dëshmitarë (Video)

Helikopteri rus lëshoi raketën gabimisht, godet veturat e parkuara – plagosen disa dëshmitarë (Video)

Portalet ruse njoftojnë sot se dy persona u plagosën gjatë një stërvitjeje ushtarake “West2017” në perëndim të vendit kur helikopteri, gabimisht gjuajti me raketa në drejtim të automjeteve të parkuara.

Në një video të postuar nga mediat ruse, përcjell Telegrafi, dy helikopterë u shfaqen në një fluturim të ulët, dhe pastaj zjarri i nga një raketë shpërtheu jo shumë larg grupit të njerëzve që panë ushtrimin.


Megjithatë ushtria ruse, edhe pse ka konfirmuar besueshmërinë e videos, nuk specifikoi se kur dhe ku ndodhi incidenti dhe pohoi se askush nuk u plagos.

Mediat e huaja thonë se e njëjta video u publikua edhe nga një portal tjetër rus dhe e cila tregon se si helikopteri gjuajti më shumë raketa në një kamion ushtarak, të mbuluar me “rrjetë kamuflazh”. /Telegrafi/