LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron xhudistet Kelmendi dhe Gjakova: Gjithë Kosova, krenarë me ju!

Haradinaj uron  xhudistet Kelmendi dhe Gjakova: Gjithë Kosova, krenarë me ju!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për fitoret që ato kanë korrur në Kampionatin Evropian në Rusi.

“Urime të përzemërta për Ju Majlinda & Nora! Shkëlqimit sportiv të Kosovës në xhudo i dhatë jehonë edhe në Rusi” ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Haradinaj ka thënë se gjithë Kosova është krenare me sportistet Kelmendi dhe Gjakova dhe u ka uruar suksese në sfidat e rradhës.