LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e trupave elitare ajrore të Putinit “u zhdukën” në vetëm gjashtë muaj

Gjysma e trupave elitare ajrore të Putinit “u zhdukën” në vetëm gjashtë muaj

Një ish-zyrtar i Kremlinit ka pranuar se Rusia tani ka vetëm gjysmën e trupave elitare ajrore që nga pushtimi i Ukrainës.

Skuadra elitare e parashutistëve të Putinit, e njohur si VDV, ishte shkatërruar përpara mobilizimit të trupave të reja në muajin shtator të vitit 2022.


Zbulimi vjen nga Mikhail Zvinchuk, një ish-zyrtar i shtypit ushtarak dhe krijues i kanalit Rybar në Telegram, i cili zbuloi lajmin në televizionin shtetëror rus.

“Shumë thonë se nuk i kanë parë trupat ajrore në vijën e frontit”, tha ai, raporton metro.co.uk.

Fatkeqësisht, ky është realiteti – me fillimin e mobilizimit, forcat tona ajrore humbën 40-50 për qind të stafit, shtoi Zvinchuk.

“Për momentin, nga formacionet që kam, nuk kanë mbetur edhe aq shumë”, pohoi ai.

Dihej që VDV kishte pësuar humbje të mëdha dhe mungonte dukshëm në vijën e frontit, por shkalla e vërtetë e shkatërrimit të tyre nuk dihej publikisht.

Forcat ajrore ruse udhëhoqën ushtrinë e tyre në avancimin fillestar në muajin shkurt të vitit 2022 gjatë pushtimit të shtetit ukrainas.

Zyrtarisht, Rusia kishte rreth 45 mijë trupa ajrore në vitin 2016. Deri në vitin 2021, rreth 27 mijë ishin personel shërbimi me kontratë.

Varreza të shumta të trupave ajrore janë parë kohët e fundit në qytete si Ryazan dhe Tula, të cilat janë të lidhura ngushtë me forcat elitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Kalo në kategori