LAJMI I FUNDIT:

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë – pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë – pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Gruaja tajlandeze vuante nga dhimbjet e fytyrës dhe problemet e frymëmarrjes për më shumë se një javë. Kur filloi t’i rrjedh gjak nga hunda, ajo shkoi në spitalin më të afërt.

Mjekët e ekzaminuan menjëherë dhe një rreze X zbuloi diçka shqetësuese, raporton NDTV.


U mor një vendim për të analizuar problemin në mënyrë më të detajuar duke përdorur një endoskop dhe më pas u zbuluan më shumë se 100 krimba që tundeshin në vrimat e hundës.

Fatmirësisht gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi ka hequr “mysafirët e paftuar” është shëruar shpejt.

Ekspertët vunë në dukje se krimbat mund të “migrojnë” në organet, sytë dhe trurin e afërt, gjë që do të çonte në komplikime më serioze apo edhe vdekje.

Spitali publikoi pamjet e çuditshme në Facebook dhe zbuloi se gruaja 59-vjeçare po trajtohej për një infeksion të sinusit përpara se të fillonte gjakderdhja. Vetëm atëherë u zbulua shkaku i vërtetë i problemit.

Kujtojmë se mjekët në Portugali gjetën një tufë krimbash në veshin e një 64-vjeçari, dhe pasi ai u ankua për dhimbje, kruajtje dhe gjakderdhje.

Ai u shtrua në spital vitin e kaluar dhe pasi u hoq paraziti, u shërua plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori