Një ushtar izraelit në Betlehem u filmua duke vandalizuar qëllimisht makinat e palestinezëve: duke shpuar gomat, duke shkelmuar dyert dhe pasqyrat, duke thyer xhamat e përparmë dhe duke përplasur qëllimisht armën e tij në dritare për t'i thyer ato.

Sipas korrespondentit ushtarak izraelit Doron Kadosh, sulmet ndaj automjeteve palestineze u kryen para të paktën 3 ushtarëve të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk e ndaloi atë të vandalizonte pronën palestineze, transmeton Telegrafi.


Kodosh raportoi se autoritetet ushtarake izraelite konfirmuan se incidenti ndodhi midis mbrëmjes së së shtunës dhe të dielës, por ata refuzuan të komentonin nëse do të ndërmerren ndonjë hap në përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që palestinezët ankohen se ushtarët izraelitë po u dëmtojnë pronat, pa arritur të marrin përgjigje apo të ndëshkohen autorët e këtyre veprave.

Në pamjet e publikuara më poshtë shihet ushtari izraelit duke shpuar me thikë gomat e veturave të palestinezëve. /Telegrafi/