LAJMI I FUNDIT:

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli do të “qëndrojë i vetëm” nëse duhet të hyjë në luftë kundër Hamasit, duke kërcënuar të thellojë krizën në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se SHBA-ja nuk do të sigurojë armë sulmuese për sulmin e Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, Netanyahu përsëriti synimin për të vazhduar operacionin pavarësisht kundërshtimit të vendeve të ndryshme dhe frikës për më shumë se një milion civilë palestinezë që janë strehuar atje.


“Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë vetëm”, tha Netanyahu. “Nëse është e nevojshme, ne do të luftojmë me thonjtë tanë. Por ne kemi shumë më tepër se gozhdë”, shtoi kryeministri izraelit.

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?
Lexo po ashtu A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Në fillim të kësaj jave, forcat izraelite hynë në periferinë lindore të Rafah dhe kapën një pikë kyçe kufitare, shkruan skynews.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari u tha gazetarëve se Izraeli ka armët që i nevojiten për operacionin në Rafah.

Hagari gjithashtu deklaroi se marrëdhëniet e izraelito-amerikane janë të shkëlqyeshme dhe se Izraeli respekton ndihmën amerikane dhe se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dyer të mbyllura. /Telegrafi/