LAJMI I FUNDIT:

A mund t’i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t’i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Joe Biden ka paralajmëruar se SHBA-të do të ndalojnë së furnizuari me armë Izraelin nëse forcat e saja kryejnë një ofensivë në shkallë të plotë në Rafah.

Kjo shënoi paralajmërimin më të fortë deri më sot për këtë çështje.


Por a mund t’i arrijë Izraeli qëllimet pa armët amerikane?

Analisti ushtarak britanik, Sean Bell thotë se “ka shumë të ngjarë që ata të munden”, raporton skynews.

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Lexo po ashtu Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

“Edhe pse SHBA-ja ka thënë se po ndalon furnizimin me armë, nuk do të ndalojë furnizimin me armë mbrojtëse”, thotë ai.

Bell thotë se Izraeli do të ketë “stoqe të konsiderueshme” dhe do t’i përdorë ato nëse merret vendimi për të shkuar në Rafah.

“Rafah është gjithashtu një zonë relativisht e vogël, kështu që duket se nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt të rëndësishëm ushtarak”, pohoi analisti dhe shtoi se komentet e presidenti amerikan kanë më shumë gjasa të jenë vetëm “deklarata politike”.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur popullsinë civile dhe çdo komb që i ofron armë një vendi që më pas i përdor ato në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, gjithashtu bëhet i prekshëm”, thotë ai.

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja
Lexo po ashtu Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

“Unë mendoj se kjo është një deklaratë vërtet e qartë nga Presidenti Biden. Ai nuk dëshiron të njolloset si të gjithë. Unë nuk mendoj se do të ketë një ndikim ushtarak, por mendoj se ky është një reflektim i zhgënjimit që Biden ndjen me veprimet e kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahut”, përfundoi ai.

Ndryshe, trupat izraelite pritet që të zgjerojnë shkallën e ofensivën në Rafah, pas sulmeve të para të ditëve të kaluara.

Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori