Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kryesuar nga Syzana Çerkini, ka shpallur aktgjykimin me të cilin ka dënuar shtatë nga tetë të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, konkretisht organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste si dhe armëmbajtje pa leje
Besim Shabani, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili shpallen fajtor secili veç e veç për veprën penale pjesëmarrje në grupet terroriste.
Ndërsa Bekim Halili gjithashtu, edhe për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu Kujtim Bytyqi fajtor për veprën penale armëmbajtje pa leje. Ky është vendimi i marrë ng atrupi gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Sipas Aktgjykimit, i akuzuari Jeton Hajdini lirohet nga aktakuza, Kujtim Bytyqi dënim me kusht me 8 muaj dënim me burgim, Besim Shabani dënohet me dënim me burgim 3 vjet, Adil Bushi 2 vite e 4 muaj burgim, Egzon Latifi 3 vite burgim, Jetmir Bushi 2 vite e 4 muaj, Artan Kadriu 4 vite burgim, Bekim Halili dënim unik 3 vite burgim, Jeton Hajdini në mungesë të provave lirohet nga aktakuza, raporton Kallxo.com.
Sipas Aktgjykimit, secili nga të akuzuarit është i detyruar që pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi të paguaj shumën prej 100 eurove në emër të paushallit gjyqësor me përjashtim të Jeton Hajdinit, i cili lirohet nga akuza në mungesë provash.
Të akuzuarve Bekim Halilit dhe Kujtim Bytyqit, armët e konfiskuara u sekuestrohen në mënyrë të përhershme.
Të akuzuarve në dënim do të u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 7 maj 2015 ndaj Kujtim Bytyqit, Hadi Nurës, Besim Shabanit, Betim Ibrahimajt, Adil Bushit, Egzon Latifit, Jetmir Bushit, Artan Kadriut, Bekim Halilit, Zijadin Berishës dhe Jeton Hajdinit.
Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Zijadin Berisha dhe Jeton Hajdini nga prokuroria akuzoheshin për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, ndërsa Kujtim Bytyqi ishte i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Edhe Bekim Halili e Zijadin Berisha, përpos për pjesëmarrje në grupe terroriste ngarkoheshin edhe për armëmbajtje pa leje.
Në seancat e kaluara, Artan Kadriu, Zijadin Berisha, Betim Ibrahimaj dhe Adil Bushi kishin pranuar fajësinë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Ndërsa, Kujtim Bytyqi kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, pjesërisht e kishin pranuar fajësinë në seancat e kaluara edhe Bekim Halili dhe Zijadin Berisha vetëm për armëmbajtje pa leje.
Ndaj të akuzuarve Hadi Nura e Betim Ibrahimaj gjatë seancave të kaluara ishte veçuar procedura.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

U konfirmuan paralajmërimet e AKI-së për trajnimin e serbëve në Rashkë

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës