LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndalon transmetimin e kanalit shtetëror rus RT DE

Gjermania ndalon transmetimin e kanalit shtetëror rus RT DE

Gjermania njofton se ka ndaluar transmetimin e kanalit që financohet nga Kremlini, Russia Today (RT DE).

Siç thekson Mbikëqyrësi gjerman i Medias (MABB), RT DE ishte larguar nga rrjeti satelitor i Evropës në mes muajit dhjetor 2021, vetëm pak javë pasi kishte nisur transmetimi.

Komisioni gjerman për Licencim dhe Mbikëqyrje të Medieve (ZAK) tha se e ndaloi RT DE të transmetonte sepse “nuk i është dhënë licenca e kërkuar sipas Ligjit të Medias”.


“Organizimi dhe shpërndarja e RT DE duhet të ndërpritet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në internet, përmes aplikacionit TV ‘RT News’ dhe përmes satelitit”, njofton ZAK.

Kanali televiziv me seli në Moskë kishte marrë një licencë serbe për transmetim kabllor dhe satelitor, për të cilën RT thotë se e lejon atë të transmetohet në Gjermani.

Ishte ndaluar të transmetonte për shkak të dezinformimit në Gjermani, media ruse RT DE merr licencë në Serbi
Lexo po ashtu Ishte ndaluar të transmetonte për shkak të dezinformimit në Gjermani, media ruse RT DE merr licencë në Serbi

Licenca për transmetimin e programit të RT DE nga Serbia është lëshuar më 6 dhjetor nga Organi Rregullativ Serb për Media Elektronike (REM).

Nga ana tjetër, rregulloret në Gjermani nuk lejojnë që kanalet televizive shtetërore të huaja të transmetojnë në territorin e saj, duke përfshirë RT, si një medie që financohet nga Kremlini.

Themeluar në vitin 2005 si Russia Today, RT akuzohet nga vendet perëndimore për shpërndarje të dezinformatave dhe propagandë në favor të Kremlinit.

Ky televizion është ndaluar në disa vende, duke përfshirë ish-republikat sovjetike të Lituanisë dhe Letonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori