LAJMI I FUNDIT:

Ishte ndaluar të transmetonte për shkak të dezinformimit në Gjermani, media ruse RT DE merr licencë në Serbi

Ishte ndaluar të transmetonte për shkak të dezinformimit në Gjermani, media ruse RT DE merr licencë në Serbi

Institucioni shtetëror gjerman që është përgjegjës për median (MABB) i ka kërkuar transmetuesit të shtetëror rus RT DE (i njohur si Russia Today) të shpjegoj arsyen se përse, pas marrjes së licencës në Serbi, vazhdon të transmetoj në Gjermani.

Licenca për transmetimin e programit të RT DE nga Serbia është lëshuar më 6 dhjetor nga Organi Rregullativ Serb për Media Elektronike (REM).


“Kemi filluar procedurat ligjore dhe kemi kërkuar një përgjigje nga transmetuesi shtetëror rus deri në fund të vitit”, njofton MABB.

Nga ana tjetër, rregulloret në Gjermani nuk lejojnë që kanalet televizive shtetërore të huaja të transmetojnë në territorin e saj, duke përfshirë RT, si një medie që financohet nga Kremlini.

Dhjetë ditë pas dhënies së licencës në Serbi, programet e RT DE janë transmetuar “përmes kanaleve të ndryshme të shpërndarjes” për publikun gjerman.

Në faqen e RT-së thuhet se kanë marrë leje për transmetim kabllor dhe satelitor në Serbi.

YouTube bllokon kanalin 'RT auf Sendung' në pronësi të Russia Today
Lexo po ashtu YouTube bllokon kanalin 'RT auf Sendung' në pronësi të Russia Today

Pse Serbia i dha leje televizionit rus?

Me vendimin për lëshimin e lejes, Serbia i ka mundësuar kanalit shtetëror rus të arrijë në audiencën gjermane. Në këtë mënyrë, kjo medie ka anashkaluar rregulloret gjermane që ndalojnë transmetimin e kanaleve televizive në pronësi të huaj.

Kryetarja e këshillit të REM, Olivera Zekiq ka konfirmuar se është lëshuar një licencë me kërkesë të RT DE, e njohur si RT auf Deutsch.

Zekiq pretendon se licenca është lëshuar në bazë të ligjit dhe Konventës Evropiane për Televizionin Ndërkufitar.

“RT DE mori një licencë për të transmetuar nga studiot në Moskë nëpërmjet satelitit në Serbi për audiencën gjermanofolëse në disa vende evropiane”, kështu thuhet në përgjigjen e zëvendëskryeredaktores të RT-së, Ana Belkina për REL.

Përpjekjet e RT-së për të transmetuar në Gjermani

Sipas medieve, kanali shtetëror rus RT tashmë është përpjekur të sigurojë transmetim për audiencën gjermane.

Deutsche Welle kishte njoftuar se, “RT DE synonte të transmetonte nga Luksemburgu nëpërmjet satelitit, por organi rregullator në këtë vend refuzoi të lëshonte një licencë, duke shpjeguar se kërkesat teknike nuk ishin përmbushur”.

Megjithatë, kanali i RT në YouTube, RT auf Sendung, sipas raportimeve është bllokuar nga platforma për shkak të shkeljes së rregullave për shpërndarjen e videove.

Gjiganti i teknologjisë gjatë muajit shtator, kishte fshirë kanalet e RT DE dhe Der Fehlende Part, sepse kishin publikuar dezinformata në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat kundër saj.

Faqja e internetit e RT-së në gjuhën gjermane ekziston që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori