LAJMI I FUNDIT:

YouTube bllokon kanalin ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

YouTube bllokon kanalin ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

Kanali i ri RT auf Sendung që është në pronësi të Russia Today është bllokuar nga YouTube.

Sipas arsyetimit, ky kanal ka shkelur kushtet e publikimit në platformë.

“Ky kanal/llogari është ndërprerë për shkelje të kushteve për publikim në YouTube”, thuhet në arsyetimin e platformës.

Gjiganti i teknologjisë gjatë muajit shtator, kishte fshirë kanalet e RT DE dhe Der Fehlende Part, sepse kishin publikuar dezinformata në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat kundër saj.

Mesazhi i YouTube pas bllokimit së kanalit ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

Në muajin gusht, rrjeti social Facebook kishte mbyllur një “fabrikë” që dezinformonte pikërisht për vaksinat kundër COVID-19, që kishte bazën në Rusi.

Pjesëmarrësit që u kapën në mashtrim ishin pjesë e një fushate mashtruese të orkestruar nga firma britanike e marketingut “Fazze” që operon jashtë Rusisë.

Ndërsa, gjatë muajit korrik, Facebook kishte njoftuar se ka larguar 65 llogari dhe 243 llogari të tjera nga Instagram që ishin të lidhura me fushatën, ku gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë e “Fazze” nga platformat e saja.

Khodorkovsky Center: Rusia shpenzon pesë herë më shumë në propagandë sesa në luftimin e pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Khodorkovsky Center: Rusia shpenzon pesë herë më shumë në propagandë sesa në luftimin e pandemisë COVID-19

Moska gjatë vitit 2022, në përkrahje të Russia Today dhe RIA Novosti pritet t’i ndajë 645 milionë euro.

Sipas Khodorkovsky Communications Center, shpenzimi i Rusisë në përhapjen e propagandës është pesë herë më i madh sesa luftimi i COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori