LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vrarë një gjuetar nga Peja

Gjendet i vrarë një gjuetar nga Peja

Enver Camaj nga fshati Novosellë e Pejës është gjetur i vrarë në një fushë në fshatin Brestovik, të enjten në mëngjes. Pranë tij është gjetur dhe një pushkë gjuetie.

Nënstacioni Policor në Vitomiricë, të enjten rreth orës 09:55, është njoftuar se në fshatin Brestovik, komuna Pejë, përkatësisht pas pompës së derivateve “Petrol Company” në një fushë në largësi rreth 200 m, është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete një person.

Burime të Gazetës Jeta në Kosovë nga policia bëjnë të ditur se i vrari është Enver Camaj. Ai merrej me gjueti dhe ishte pronar i restorantit “Antika” në Novosellë të Pejës.


Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë, ka bërë të ditur se njësitet dhe hetuesit e policisë kanë dalë në vendngjarje, dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit te çështjes, kanë filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rast.

“Viktima kishte një plagë, të cilën dyshohet te ketë marrë nga arma e zjarrit. Po ashtu, afër viktimës hetuesit kanë gjetur edhe një armë gjuetie e cila, do te ekzaminohet”, njoftohet në një komunikatë të policisë.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen e 52-vjeçarit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori