LAJMI I FUNDIT:

“Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”, nesër premierë

“Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”, nesër premierë

Nesër, më 12 nëntor në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet premiera e shfaqjes “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”, me autor Luigji Pirandellon, dhe regji të Orhan Kerkezit.

Është kjo që pasqyron fuqishëm natyrën tragjikomike të ekzistencës sonë, me një gamë të gjerë problemesh të karakterit psikologjik, social, filozofik dhe universal.

Realiteti skenik zbulon të thëna e të pathëna, ritregon dimensione të ndryshme të realitetit jetësor, të cilat, nëse nuk do të vinin në skenë, do të ngelnin përjetësisht të nguajuara brenda individit, familjes, grupit a shoqërisë.


Ky realitet shpërfaq një dramë të fuqishme sociale që shprushë plagë të dhembshme të shoqërisë, siç janë në këtë rast degradimi i qelizës sociale-familjes, i artikuluar përmes prostitucionit, incestit.. dhe i kushtëzuar nga gjendja e vështirë ekonomike.

“Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” është drama e fateve tragjike dhe e historive që rrëfehet nga vetë personazhet pjesëmarrës, ndërsa është edhe komedia që vjen nga konfliktet me kthesa të humorit për përcaktimin se kush janë më të rëndësishëm: personazhet e dramës, që në skenë janë njerëz të gjallë, apo aktorët që po ashtu, në skenë janë njerëz të gjallë. Në kërkim të zgjidhjes së këtij konflikti, drama mëton të gjejë dakordancën e realiteteve duke provuar, më në fund, se realiteti skenik di të jetë më i vërtetë dhe më i fuqishëm se realiteti jetësor.

Supermacioni i artit, në këtë tekst dramatik, vjen në skenë përmes poetikës së teatrit nga ku, tekefundit, buron lëngu i ëmbël e i hidhur i jetës, nga ku shpërthejnë pasioni e dashuria (Grotovski e Stanislavski), nga ku zbulohet misteri i ekzistencës së njeriut dhe shpirtit njerëzor (Strasbergu), por edhe nga vjen zbavitja e spektakli (Brehti).

Në shfaqje luajnë: Sunaj Raça, Njomza Ibraj Fetiu, Vlora Nikçi, Artan Geca, Muhamed Arifi, Gani Rrahmani, Fiona Gllavica, Mirsad Ferati, Ramadan Malaj, Alban Qela, Vigan Nuza, Driada Matoshi, Rifat Sinani, Semira Latifi, Alban Zogaj, Rajmonda Ahmetaj, Muhamet Zeka, Valmira Hoti, Vjosa Malokaj, Kujtim Peli, Qendresa Loki, Fatlume Bunjaku, Labinot Rexhepi.

Skenografia: Faton Hasimja
Kostumografia: Flutura Dedinja
Konsulente koreografike: Behije Murtezi
Konsulente dramaturgjike: Fitore Rubovci
Iterprete e gjuhës së shenjave: Zana Preniqi
Muzika: Agron Shala
Dizajner i dritave: Asllan Hyseni
Ispicient: Mursel Haziri.

/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Piktura
“ÇKA JE TI”?

“ÇKA JE TI”?

Poezi
A jemi të lirë?!

A jemi të lirë?!

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Kalo në kategori