Nga: Arwa Haider / BBC
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com
“Si artiste, dua ta rrëfej historinë time për kohët – atë që kam jetuar; atë nëpër të cilën tani kalojmë. Shpeshherë, njerëzit nuk duan ta shohin këtë … por, nuk e bëj atë të cilën njerëzit duan ta shohin; bëj atë që mundem”.
Këto ditë, turmat në galeritë kryesore zhurmojnë për të parë punën e piktores, skulptores, shkrimtares dhe artistes së performancës të lindur në Harlem, Faith Ringgold (1930-2024) – e cila vdiq të shtunën. Por, artistja luftoi shumë gjatë, gjatë gjithë jetës së saj për këtë mirënjohje. Arti i Ringgoldit është plot ndjesi dhe i gjerë (duke përqafuar më shumë se një duzinë mediash, nga “jorganët e historisë” që bartnin një ngjarje, deri te maskat ikonike dhe mozaikët); e rrëmbeu shpirtin e ShBA-së – pop-kulturën dhe politikën e saj – dhe atë e shfaqi cullak. Por, shpeshherë i flet pushtetit për të vërtetën që të shqetëson.
Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një lloj zgjimi; Ringgold e ka dëshmuar veten në ekspozitat e mirënjohura. Adhuruesit e profilit të lartë të saj përfshijnë emrat si Oprah Winfrey, Bill Clinton dhe të ndjerën Maya Angelou. Mirënjohja e artit të Ringgoldit – me shumë vepra të papara – u shfaq në vitin 2019 në Galerinë “Serpentine” të Londrës; ishte, tha Ringgold për BBC, “një sondazh, jo retrospektivë”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Ringgold-02.jpg)
Në librin e vitit 2004, Pamja nga studio (me Curlee Raven Holtonin), ajo tha: “U rrita në Harlem gjatë Depresionit të Madh. Kjo nuk do të thotë se isha e varfër dhe e shtypur. Ishim të mbrojtur nga shtypja dhe të rrethuar nga familja e dashur”. Lagjja e saj ishte gjithashtu shtëpia e artistëve dhe poetëve vizionarë të xhazit të cilët kishin nxitur Rilindjen e Harlemit; legjendat lokale si Langston Hughes dhe Duke Ellington ishin miq të familjes. Nëna e Ringgoldit, rrobaqepëse e talentuar dhe stiliste, e ndihmoi më vonë që ta zhvillojë konceptin e “jorganëve të historisë”: një alternativë e lëvizshme ndaj kanavacave të mëdha të rënda – e që ishin dekoruara me zbukurime dhe që përditësojnë traditën e artizanatit popullor të ShBA-së.
Në moshën 88-vjeçare, Ringgoldi foli për BBC-në: “Në familjen time, nuk kishte gjë të tillë si: ‘nuk mund ta bësh këtë’ … ‘po, mundesh'”! Në vitin 1950, Ringgold u bë studentja dhe gruaja e parë me ngjyrë e cila e studioi artin në Kolegjin e Qytetit të Nju Jorkut (para saj, vetëm burrat e bardhë ishin pranuar në “programin e arteve liberale”).
Reagimi ka qenë temë përcaktuese e artit të Ringgoldit. Në shkollë u prek nga piktura e Horace Pippinit e vitit 1942, Xhoni Bruan shkon drejt varjes, para se të zbulonte se Pippini ishte artist afrikano-amerikan: i vetmi i paraqitur në librat e saj të historisë.
“Kishte kaq shumë kreativitet rreth meje: muzikë, art, kërcim”, tha ajo për BBC. “Por, ishte edhe fakti që, si zezakë, na u mohua pozicioni në botën e artit. Pse po ndodh kjo? Dhe, a do t’i lini njerëzit e tjerë të vendosin, apo do të ngulmoni”?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Ringgold-03.jpg)
Vitet 1960 sollën kthesa vendimtare – duke përfshirë Aktin e të Drejtave Civile të ShBA-së të vitit 1964, i cili përfundimisht ia dha fundin ndarjes në hapësirat publike – dhe ajo epokë kreative, e trazuar, vulosi gjithashtu frymën aktiviste të artit të Ringgoldit. “Vitet ’60 ishin kaq interesante”, tha ajo. “Ishte periudha ku gjithçka ndodhte, për çdo ditë. Kam kapur gjithçka që kam mundur – por, gjithashtu kam mbetur jashtë të gjitha ekspozitave. Ishte vështirë, por nuk dija asgjë tjetër. Dhe, arrita ta krijoj artin tim pa asnjë kufizim. Sapo e krijon një imazh, edhe nëse jo shumë njerëz atë e shohin, është një formë e përhershme e shprehjes”.
Shprehjet e Ringgoldit u bënë gjithnjë e më të brendshme, si reagim ndaj luftës së ShBA-së për barazi racore. Ka një përzierje të bukurisë dhe brutalitetit, dhe tërbim të drejtë ndaj veprave kyçe si Vdis (1967): shtrirja e trupave ta kujton Gernikën e Picassos (të cilën Ringgold e vizitonte shpeshherë në Muzeun e Artit Modern të Nju-Jork); mes dhunës janë dy fëmijë – një i zi, një i bardhë – që strehojnë njëri-tjetrin në një përqafim të tmerrshëm.
“Oh, Zot, mendoja për atë që më shqetësonte për trazirat të cilat ata nuk po i raportojnë”, kujtoi Ringgold. “Kthehesha në shtëpi dhe njerëzit dëgjonin radio, por nuk kishin dëgjuar asgjë – ndërsa ka gjak në rrugë … Kur nisa ta pikturoj gjakun, ishte e frikshme. E dija se po e pikturoja vdekjen”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Ringgold-04.jpg)
Në të njëjtën kohë, arti i saj ka paraqitur një forcë të papërmbajtshme jete, edhe nëse institucionet kryesore fillimisht ishin të mbyllura ndaj saj; përmendi se (pa sukses) u përpoq t’ua dhuronte Dieton muzeve – përfundimisht u shit, në vitin 2011. Në vitin 1971, Ringgold e përballoi një sharje racore nga një kalimtar i bardhë jashtë Muzeut “Whitney” të Nju-Jorkut, ku merrte pjesë në një protestë kundër diskriminimit – e bëri pikturën Urrejtja është flamur mëkati (duke përmbysur dizajnin e konfederatës) si reagim; dekada më vonë, vepra u ble dhe u shfaq me krenari nga “Whitney”. Në fakt, Ringgold kurrë nuk iu përmbajt asnjë konvente; posteri i saj Anxhela e Lirë (1971) për partinë aktiviste të Panterave të Zinj, kurrë nuk u shtyp – megjithëse përfundimisht ia bëri një printim Angela Daviesit. “Vetëm sepse ishin në politikë, në mënyrën e vet, nuk do të thotë se e pranuan shprehjen time vizuale”, tha ajo.
Ekziston një trend aktual për librat me tregime për fëmijë, që ndërgjegjësojnë për shoqërinë; Ringgold shkruante dhe ilustronte të sajat dekada më parë, duke përfshirë autobiografinë Plazhi Tar (me motivin e përsëritur të një vajze të re me ëndrra të pakufizuara – që ngrihet lart mbi çatitë e Nju Jorkut), dhe epikën historike të Metros së Tezes Heriet në Qiell (duke i bërë homazhe aktivistes për lirinë e skllevërve, Harriet Tubman). Erdhën në Amerikë portretizon diversitetin racor dhe përvojën e emigrantëve që me të vërtetë ia dhanë formën ShBA-së.
Edhe përmes temave më shqetësuese, arti i Ringgoldit ka qenë gjithmonë në zemër të kombit.
“E vjetra sot është fenomenale sot”, deklaroi ajo. “Ka kaq shumë të moshuar në botë, dhe unë jam njëra prej tyre – dua të jem atje, jashtë, duke prodhuar art”! Fuqia e këmbënguljes është e përjetshme; për Ringgoldin, shpirti i Amerikës mbeti i pakufishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEsat Toptani, si pjesë e historisë së padeformuar: Nuk ishte tradhtar
![Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/Tito2-380x233.jpg)
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
![Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Musine2.jpeg)
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
LUM LUMI
BASHKËLUFTËTARËT
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq