Poezi nga: Ivan Vazov*
Shqipnue nga: Anton Pançev dhe Halil Matoshi
“Pa šta si ti?”*
“Pa šta si ti?” ** – pa marre i huej n’ sh’pi t’hyn
e një pyetje të poshtër bân
“Pa šta si ti?” – ardhacaku fy’n’
me ta lëndu shpritin tând!
Nga Vardari e Prespë e dashtun, n’Sharr e Dri
këtë pyetje gjithku – o bullgar: “Pa šta si ti?”
serbi ta bân
dhe me ftyrë egërshane pret përgjegje me i dhânë.
Por ti rueju, përgjegjës bani lak.
Shtihavu si portugez, kurd, sirian,
finlandez, zezak, rom, indian –
Veç bullgar mos thuej se t’merr gjak.
Se për këtë mëkat kush s’të nget:
Të turpnon e internon të rrah e vret –
Që te asni tiranë s’i ke pa ma parë.
Fshehe se je bullgar në krahinën më bullgarë;
Se je pasardhës i Samuilit, nip i Paisijit të Atonit;
fsheh së cilës nâne je bir,
Në ç’gjuhë këndon Vardari i turbullt,
i kaltri Dri,
dhe liqenet dhe pyjet n’Maqedoni!
Mos i përmend betejat për Lozengradin,
Luleburgasin, as Bulairin. ***
se e trishton:
dyshime të rrezikshme i zgjon
se heronjtë e tyne vllaznia tu janë.
Hesht! Kurse në vendin tand
çdo përroskë, shteg, dushkajë, liqen, lumë, qafë, mal, han e dan’
kanë me t’thirrë me zâ n’çdo vend
“Në këto anë bullgarë janë të tânë, bullgarë prej se mbahet mend!”
_____________
* Ivan Minchov Vazov, le më 1850 dhe dekë më 22 shtator 1921, ishte poet, romancier dhe dramaturg bullgar, shpesh i spikatun si “Patriarku i letërsisë Bullgare”. leu në Sopot, ni qytet në Luginën e Trëndafilave, Bullgari (atëherë pjesë e Perandorisë Osmane).
Veprat e Ivan Vazov zbulojnë dy epoka historike – epoka e Rilindjes Bullgare dhe Post-Çlirimit (nga sundimi i Perandorisë Osmane). Ivan Vazov mban titullin më të lartë të nderit të Akademisë Bullgare të Shkencave – Akademik. Ai veproi si Ministër i Arsimit dhe iluminimit të popullit.
** “Pa šta si ti?”. “Pa shta si ti – nga serbishtja – “Kush/Çka je ti?”.
Vazovi e ka shkrue këtë vjershë në prill, 1913 pasi trashëgimtari i Fronit serb Aleksandri І, i ka dhânë shuplakë nji vajze bullgare në Shkup, që quhej Vaska Zojçeva, e cila pas pyetjes së tij arrogante, i ishte përgjigjun se âsht bullgare.
*** Aluzione për fitoret e ushtrisë bullgare në Luftën e parë Ballkanike kundër forcave osmane në këto qytete.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKristo Frashëri dorëzoi letrën, ku për të thuhej: Po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe!
Historia e fisit Shala
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës
Njeriu që shpëtoi Primo Levin
Letra nga një stoik
Letrat e vitit 1719 dhe brengat e sotme të jetës në Londër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes