LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja serbe Rankoviq tregon se si mediet e afërta me Vuçiqin raportuan rrejshëm rreth gjendjes në veri të Kosovës

Gazetarja serbe Rankoviq tregon se si mediet e afërta me Vuçiqin raportuan rrejshëm rreth gjendjes në veri të Kosovës

Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar rrejshëm rreth gjendjes ndodhur, ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviq me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiqit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.


“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë'”, shkruan Rankoviq.

“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiqit dhe Radojçiqit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiq do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiqit?”, pyet Rankoviq.

“Mos përdorni tituj nxitës si Informer”, përfundon gazetarja serbe.

Gjatë të shtunës, turma të mëdha të protestuesve që janë kundër Qeverisë së Serbisë kanë rrethuar ndërtesën e Radio Televizionit shtetëror Serb (RTS), duke kërkuar që Vuçiq të mos ketë kontroll ndaj medieve kryesore.

Jashtë zyrave qendrore të RTS-it, turmat fishkëllenin dhe brohoritnin me zë të lartë. Ata thonë se televizioni shtetëror në bazë të ligjeve duhet të jetë i paanshëm si transmetues publik, por sipas tyre, ka qenë i hapur si pro-qeveritar.

Të mbajtura për herë të katërt që nga të shtënat e fillimit të majit, protestat e udhëhequra nga opozita duket se po shndërrohen në revoltën më të madhe kundër sundimit autokratik të Vuçiqit gjatë mbi 10 viteve të tij në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori