LAJMI I FUNDIT:

“Garfield the movie” vjen eksluzivisht në Cineplexx me eventin ‘Dita e Familjes’ – Ju presin shumë shpërblime dhe aktivitete të ndryshme

“Garfield the movie” vjen eksluzivisht në Cineplexx me eventin ‘Dita e Familjes’ – Ju presin shumë shpërblime dhe aktivitete të ndryshme

Filmi shumë i dashur për fëmijë “Garfield the movie”ka arritur eksluzivishtë në Cineplexx, ndërsa më 26 Maj sjellim eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete të ndryshme për më të vegjëlit tonë.

Njëri ndër filmat e shumë pritur për fëmijë ka arritur në Cineplexx! 

Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin “Garfield, the movie”, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 12:00 në kinemanë në Prishtinë dhe nga ora 15:30 në kinemanë në Prizren. 

Garfield (me zërin e Chris Pratt), macja e shtëpisë me famë botërore, që urren të hënën, e do lazanjan, është gati për një aventurë të egër në natyrë! Pas një ribashkimi të papritur me babanë e tij të humbur prej kohësh – macja çamarroke e rrugës Vic (me zërin Samuel L. Jackson) – Garfield dhe miku i tij, qeni Odie detyrohen të lënë jetën e tyre të përsosur në mënyrë t’i bashkohen Vic-it në një grabitje qesharake dhe të rrezikshme.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht Garfield, ku për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

– Takohuni me shokun tonë special BATO-n ,

– Facepainting  Fjolla’s Face Paint

– Maskota e GARFIELD.

– Workshop me Vet Point Prishtina ku doktorët veterinarë do të ju shpjegojnë fëmijëve kujdesin ndaj maceve ,se si të sillemi me to… dhe shumë e shumë informata të tjera rreth kafshëve dhe kujdesit ndaj tyre.

– Poashtu Vet Point Prishtina do të dhuroj një sasi ushqimi ku fëmijët mund t’i marrin falas, në mënyrë që t’i ushqejnë kafshet e rrugëve.

Shpërblimet për këtë event janë: 

– Me çdo biletë të blerë përfitoni 20% zbritje në King Junior Menu – Burger King Kosova

10x- set jorgan, jastëk dhe çarshafa – NUKA HOME

10x- libra për fëmijë – Libraria Buzuku

10x- vouchers në vlerë 10 euro – Playland Kosova

Biletat mund ti blini permes web faqes, aplikacionit Cineplexx KS apo direkt ne kinema!

Mos mungoni për një ditë plot argëtim, si dhe mos harroni Garfield shfaqet çdo ditë në CINEPLEXX . 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Kalo në kategori