LAJMI I FUNDIT:

Filmat fitues të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

Filmat fitues të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, DokuFest në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë do të shfaqin një program të filmave fitues të disa kategorive të edicionit të kaluar të këtij festivali.

Kjo është bërë e ditur, përmes një komunikate për media të dërguar nga përgjegjësit e DokuFestit.

Filmat që do të shfaqen me datën 27 dhe 28 nëntor, në sallën e UNESCO-së në Tiranë, janë:


1.1.“Përqafimi”, nga Lulzim Guhelli, fituesi i çmimit te publikut.
2.“Domino Effect”, nga Elëira Nieëiera dhe Piotr Rosoloëski, fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar.
3.“Heshtje”, nga Bekim Guri, fitues i garës kombëtare, dhe
4.“Evaportaing Borders”, nga Iva Radivojevic – fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.
Thuhet se ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjes ndërkulturore të dy qeverive.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.

Përveç mbështetjes së festivalit, DokuFest dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë po bashkëpunojnë përgjatë vitit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore. /KP/