LAJMI I FUNDIT:

Euronews për Kosovën: Zgjedhjet e gjashta në 12 vjet zbulojnë dhimbjet në rritje të një shtetit të ri

Euronews për Kosovën: Zgjedhjet e gjashta në 12 vjet zbulojnë dhimbjet në rritje të një shtetit të ri

Njeriu i cili shihet si kryeministër i ardhshëm i Kosovës është një politikan 45-vjeçar, të cilit shkaku i gjuajtjes së gazi lotsjellës në parlament në vitin 2015, i është ndaluar të kandidojë në zgjedhje më 14 shkurt.

Për shkak të ligjit “të çuditshëm” elektoral të Kosovës, Albin Kurti pritet që të shërbejë si kryeministër nëse dalin të sakta sondazhet, ku aktualisht thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka 40-50 për qind të votave, raporton euronews.


Nuk do të jetë hera e parë që Kurti mban postin e kryeministrit. Në 2019, Vetëvendosje formoi një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila zgjati vetëm 50 ditë para se LDK-ja të votojë pro shkarkimit të qeverisë, ku ishte pjesë edhe vetë, transmeton Telegrafi.

Nga qershori, Hoti kishte marrë detyrën e kryeministrit pasi kishte arritur të krijonte një koalicion qeverisës me 61 vota të parlamentit nga gjithsej 120. Më 21 dhjetor, doli që një nga ato 61 vota ishte e pavlefshme pasi një deputet ishte dënuar me burg shkaku i një dënimi për mashtrim. Kjo rrëzoi qeverinë e Hotit dhe hapi rrugën për zgjedhje të reja më 14 shkurt.

Pritej që Kurti të kandidonte deri javën e kaluar, kur lideri i Vetëvendosjes u parandalua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për incidentin e gazit lotsjellës, i cili ndodhi në vitin 2015, kur kundërshtoi një marrëveshje të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Më shumë se 40 për qind e kosovarëve janë nën 25 vjeç dhe mosha mesatare është 30, krahasuar me 41 në Serbi, 43 në Bosnjë dhe 46 në Gjermani. Pjesëmarrja në votime midis atyre nga 18 deri në 24 vjeç është më e lartë se çdo grupmoshë tjetër, sipas një raporti të vitit 2016 nga USAID.

“Është ndryshim i gjeneratave. Kemi 25 mijë të rinj kosovarë që mbushin 18 vjet çdo vit në një vend me 1.8 milion njerëz. Kosova është ende vendi i vetëm në  Evropë që ka rritje të popullsisë”, tha Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv në Grupin e Kërkimit të Politikave të Ballkanit.

Ky nuk është një fenomen i ri në Kosovë. Në vitin 1997, ishin studentët në Universitetin e Prishtinës ata që filluan lëvizjen protestuese që përfundimisht çoi në shtypjen e përgjakshme të Serbisë dhe më pas okupimin ushtarak të Kosovës, përfundoi vetëm në vitin 1999 pasi një fushatë bombardimesh e NATO-s 78-ditore detyroi milicët serbë dhe ushtrinë jugosllave për të tërhequr.

Në terren, ishin të rinjtë kosovarë, përfshirë edhe 30-vjeçarin e atëhershëm Hashim Thaçi që udhëhoqi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) drejt fitores në malet e Kosovës gjersa dhjetë vjet më vonë – në 2008 – u ngrit në këmbë në parlamenti kosovar dhe shpalli pavarësinë.

Tani, dhjetë vjet të tjera, është rinia e Kosovës që po e thotë përsëri fjalën e saj, por këtë herë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të kthyer në politikanë, të cilët Kurti i akuzon hapur për pasurimin e tyre në kurriz të Kosovës. Ai ka veçuar Thaçin, i cili mbetet ndoshta më i njohuri nga veteranët e UÇK-së ende në politikën kosovare, për poshtërim të veçantë.

Sidoqoftë, ajo që nuk është e qartë është se sa do të mund të qeverisë një qeveri e re. Edhe nëse Vetëvendosje është në gjendje të sigurojë 61 vota për ta bërë Kurtin kryeministër, zgjedhjet janë komplikuar nga fakti se Vjosa Osmani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nëse ajo zgjidhet, nuk është e qartë nëse ajo mund të vazhdojë në rolin e saj si ushtruese e detyrës së presidentit.

Nëse ajo nuk mundet, qeveria e re do të duhet të zgjedhë një president të ri, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretave në parlament. Nëse kjo dështon, sërish do të ketë zgjedhje të reja, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga shtetet e Evropës, kushtetuta e Kosovës është vetëm 12-vjeçare dhe nuk është sikur ka dekada të praktikës gjyqësore për t’u parë.

Ky fakt çon në një situatë konfuze me të cilën Kurti u ndalua të kandidojë në vitin 2021 për shkak të një dënimi në 2018, por ai nuk u ndalua të kandidojë në vitin 2019.

Në të njëjtën mënyrë, Kurti mund të emërohet kryeministër javën e ardhshme pavarësisht se nuk ka fituar zgjedhjet, ndërsa Osmani do të kandidojë për parlament pavarësisht se aktualisht është presidente.

Në planin ndërkombëtar, një qeveri e udhëhequr nga Kurti mund të mos jetë një sfidë e madhe në Uashington nën Presidentin Joe Biden siç do të kishte qenë nën Donald Trump dhe ish të dërguarit të tij në Ballkan, Richard Grenell, i cili besohej të ishte prapa një plani të diskutueshëm për t’i ofruar Serbisë pjesët më të mëdha të veriut të Kosovës në këmbim të njohjes së saj të Kosovës.

Pak presin që Biden, i ngarkuar për të shëruar një Amerikë të rraskapitur dhe të ndarë dhe për të luftuar me pandeminë COVID-19, të ketë kohë të madhe për Ballkanin. Por, mbështetja e tij në vitin 1999 për veprimin e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviqit tashmë e ka bërë atë diçka të një heroi në Kosovë. Në vitin 2016, Kosova emërtoi një rrugë me emrin e djalit të ndjerë të Bidenit, Beau.

Tek kosovarëve ekziston një ndjenjë në rritje që komuniteti ndërkombëtar ka bërë pak për të ndihmuar Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare, të forcojë institucionet e saj ose të luftojë për çështje të tilla si anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, e cila është bllokuar nga Rusia dhe Serbia.

Kur udhëtimi pa viza iu dha Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë në 2009, ai nuk u shtri në Kosovë – pavarësisht nga fakti se 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e njohin Kosovën si një shtet të pavarur. Më shumë se një dekadë më vonë dhe Kosova duket se nuk është më afër zgjidhjes së çështjes. Në Kosovë shihet si një tradhti.

“[Kosovarët] janë të zhgënjyer nga BE, sepse sapo bënë gjërat që BE u kërkoi atyre nuk iu dha udhëtimi pa viza”, tha Igor Bandoviq, drejtor në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë. “Ata kishin të njëjtën hartë rrugore, por sapo e arritën atë, nuk iu dha [liberalizimi]. Ishte një goditje e reputacionit dhe besueshmërisë së BE-së në Kosovë”.

“E gjithë strategjia dhe mesazhi i [Kurtit] ishte që ne duhet të kujdesemi për tonën. Ne duhet të investojmë në kapacitetet tona dhe të mos mbështetemi te përpjekjet ndërkombëtare”, tha Bandoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori