Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është duke dështuar, duke rrezikuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Elitat politike kanë shumë fuqi dhe ka pak mënyra për të kërkuar llogari nga të korruptuarit, vlerëson Transparency International- lëvizje globale kundër korrupsionit, në të cilën Instituti Demokratik i Kosovës është anëtar për Kosovë.
Raporti i ri i Transparency International, “Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma” krahason të gjeturat nga shtatë vlerësime të Sistemit të Integritetit Kombëtar të zbatuara nga degët e Transparency International në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi.
Studimi shikon se sa të afta janë institucionet në këto vende për të luftuar korrupsionin.
“Nivelet e korrupsionit dhe qeverisja e dobët në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi minojnë stabilitetin në një rajon të brishtë që vetëm është në një gjendje të pasigurt, në kufi të një rajoni të përfshirë në luftë”, thuhet në raport.
Transparency International vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të sigurohet që është i rreptë në negociatat e anëtarësimit lidhur me drejtësinë dhe të drejtat themelore dhe liritë, siç janë përcaktuar në kapitujt 23 dhe 24 të procesit të aderimit në BE.
“Edhe pse shumë nga vendet në studim kanë marrë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të sistemeve të tyre kundër korrupsionit, progresi ka qenë i ngadalshëm dhe shpeshherë vetëm në letër. Janë miratuar ligje por ato nuk janë zbatuar. Pavarësia e mediave dhe shoqërisë civile është gjithashtu e kërcënuar”, thuhet në raport.
Raporti konstaton se partitë politike janë strukturat me transparencën më të ulët. Ato mbajnë fuqinë kryesore por rrallë sanksionohen për veprimet korruptive. Kjo ka pasur një ndikim të fuqishëm mbi shtyllat tjera të Sistemit të Integritetit Kombëtar. Shkeljet e rregulloreve të zgjedhjeve dhe fushatave gati asnjëherë nuk sanksionohen dhe ata që janë të pasur mund të ndikojnë në zgjedhje.
Sa i përket Kosovës, raporti cek se problem mbetet mbivendosja institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, gjë që shkakton huti te qytetarët. Një vërejtje tjetër e theksuar është numri i ulët i dënimeve për korrupsion.
“Në Kosovë, korrupsioni vlerësohet si një prej problemeve më të mëdha karshi ekonomisë së dobët dhe papunësisë. Kjo vjen si pasojë e performancës të kufizuar të sistemit të gjyqësisë për ta luftuar atë. Këtë më së lehti mund ta vërtetojmë duke iu referuar mungesës së rezultateve konkrete nga prokuroria dhe gjyqësori”, ka thënë Visar Sutaj nga KDI gjatë lansimit të raportit në Bruksel.
Raporti gjithashtu renditë arritjet, sikurse reformat në gjyqësi që ju lejon Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës diskrecion në hartimin dhe propozimin e buxheteve të tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe thekson me një notë pozitive pavarësinë institucionale të policisë që është relativisht e fuqishme në krahasim me vendet tjera që janë fokus i studimit.
Raporti i ka rekomandimet kyçe në vijim:
“Të zvogëlohet ndikimi i ekzekutivit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, duke siguruar sisteme transparente dhe më objektive për emërimin, transferimin dhe largimin nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të hetohen pa vonesa të gjitha pretendimet për kërcënime dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe të shoqërisë civile dhe të zbatohen dënime të rrepta kur provohet se këto pretendime janë të bazuara.
Të zhvillohet një mbikëqyrje më e fuqishme dhe më e koordinuar e partive politike dhe financave gjatë fushatave dhe për aktivitete, dhe të sigurohet që shkelja e rregulloreve të zgjedhjeve dhe të fushatave të ndëshkohet në mënyrë konsistente”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje
Zhduket një grua në Vushtrri
Sulm fizik e me mjete të forta, në vendngjarje gjenden edhe gëzhoja – arrestohen pesë persona në Prishtinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre