LAJMI I FUNDIT:

Inter

Info

F.C. Internazionale Milano që njihet shkurt si Inter është klub futbollistik italian i bazuar në Milano. Klubi është i themeluar në vitin 1908 si pasojë e një përçarjeje te klubi i Milanit. Emri rrjedh nga dëshira e themeluesve të klubit për të pranuar lojtarë të huaj. Është klubi i dytë më i mbështetur në Itali dhe ndër klubet me më së shumti tifozë në Evropë.

Interi mendon Baccan si zëvendësues të Icardit

Interi mendon Baccan si zëvendësues të Icardit

Serie A
‘Gabigol’ nuk nxitohet për të zgjedhur klubin e ri

‘Gabigol’ nuk nxitohet për të zgjedhur klubin e ri

Ndërkombëtare
Moratti: Suning do ta kthej Interin e madh

Moratti: Suning do ta kthej Interin e madh

Serie A
Ronaldo: ‘Gabigol’ gati për Evropë

Ronaldo: ‘Gabigol’ gati për Evropë

Ndërkombëtare
Interi nuk ka bërë ofertë për Biglian

Interi nuk ka bërë ofertë për Biglian

Serie A
Candreva: Do jap gjithçka për fanellën zikaltër

Candreva: Do jap gjithçka për fanellën zikaltër

Serie A
Zyrtare: Candreva është i Interit

Zyrtare: Candreva është i Interit

Serie A
Candreva në Milano për testet mjekësore, pritet zyrtarizimi te Interi (Foto)

Candreva në Milano për testet mjekësore, pritet zyrtarizimi te Interi (Foto)

Serie A
Nga Pjanic te Ibra: Ky është formacioni që kushton 110 milionë euro, i barabartë me çmimin e Pogbas te Unitedi (Foto)

Nga Pjanic te Ibra: Ky është formacioni që kushton 110 milionë euro, i barabartë me çmimin e Pogbas te Unitedi (Foto)

Arbios Kryeziu
Interi refuzohet për Aubameyang

Interi refuzohet për Aubameyang

Serie A
Candreva të enjten te Interi?

Candreva të enjten te Interi?

Serie A
Aubameyang përfshihet në planet e Interit

Aubameyang përfshihet në planet e Interit

Serie A
Perisic, i lumtur në Inter

Perisic, i lumtur në Inter

Serie A
Inter vazhdon bisedimet për Candrevan, Lazio nuk heq dorë

Inter vazhdon bisedimet për Candrevan, Lazio nuk heq dorë

Serie A
Conte ia hap dyert Interit për transferimin e Oscarit

Conte ia hap dyert Interit për transferimin e Oscarit

Premier League
Juve dhe Inter me transferime të reja brenda javës

Juve dhe Inter me transferime të reja brenda javës

Serie A
Interi mendon për Cavanin

Interi mendon për Cavanin

Serie A
Jovetic pranon se Interi duhet të punojë më shumë

Jovetic pranon se Interi duhet të punojë më shumë

Serie A
Icardi: Nuk kam info se do largohem

Icardi: Nuk kam info se do largohem

Serie A
​Mancini: Interi i lodhur, janë shumë tre ndeshje miqësore

​Mancini: Interi i lodhur, janë shumë tre ndeshje miqësore

Serie A
Interi nesër zyrtarizon transferin e ri

Interi nesër zyrtarizon transferin e ri

Serie A
Interi mendon seriozisht transferimin e Oscarit

Interi mendon seriozisht transferimin e Oscarit

Serie A
Villarreali afër transferimit të objektivit të Interit dhe Napolit

Villarreali afër transferimit të objektivit të Interit dhe Napolit

La Liga
Mancini: Icardi është kapiten

Mancini: Icardi është kapiten

Serie A

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.