LAJMI I FUNDIT:

Egjiptianët e lashtë dhe bota e përtejme

Egjiptianët e lashtë dhe bota e përtejme
Ilustrim i shekullit XIX, për traditat egjiptiane të mumifikimit (Classic Image / Alamy Stock Photo)

Në Egjiptin e Lashtë, detyrë e rëndë ishte përgatitja e trupit të të vdekurve për jetën e përtejme, por a funksionojnë vërtet metodat e regjistruara në histori?

Nga: Cat Jarman (arkeologe) / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Në shekullin XIX, mbreti i Persisë ia dërgoi një dhuratë mbretëreshës Viktoria – për shëndetin e saj. Dhurata në fjalë ishte një pako me mum, një substancë me fuqi të veçanta shëruese. Nuk e dimë nëse Viktoria e testoi, por ka gjasa që ajo dinte se mumi ishte pluhur i grirë i bërë nga mumiet njerëzore.


Kjo ide ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Shkencëtari arab i shekullit XII, Abd el-Latif, ka shkruar se mumi nga mali i bitumit në Persi, mund shëronte sëmundjet kur përzihej me ujë. Madje, edhe tekstet e shekullit të parë i lartësojnë virtytet e substancës.

Fjala mumje rrjedh nga fjalët persiane dhe arabe që bëjnë me dije për dyllë (mum) dhe bitum (mumia), sepse arabët që takuan për herë të parë këta trupa të lashtë të ruajtur, menduan se ngjyra e tyre e errët vinte nga mbulimi i tyre me bitum.

Herodoti te Historitë e tij na tregoi se si në shekullin e pestë para Krishtit, egjiptianët i mumifikuan të vdekurit e tyre. Kishte opsione, shkroi ai, në varësi të buxhetit. Të pasurit shkonin për shërbimin premium: së pari, truri hiqej përmes hundës, me një grep. Pastaj, organet u nxorën dhe zgavra e barkut u pastrua me verë palme dhe një ekstrakt të erëzave – para se të qepej përsëri. I gjithë trupi u vendos më pas në natron, për 70 ditë. Natroni, ose netri, kripa hyjnore, kishte efekt tharës dhe dehidrues. Më në fund, trupi u mbështjellë me lir. Gishtat dhe thonjtë e këmbëve lidheshin me fije për të qëndruar në vend dhe, më e rëndësishmja, organet gjenitale lidheshin me kofshën. Truri, për çudi, ishte ndër organet e pakta që nuk ruhej dhe që nuk mbahej në trup, pasi nuk konsiderohej si i rëndësishëm: zemra ishte vendi ku banonin shpirti, fryma dhe personaliteti. Para se të arrinin në jetën e lavdishme të përtejme, zemra me një pendë do të peshohej nga Anubisi, nga perëndia me kokë çakalli. Nëse është shumë e rëndë, atëherë përjashtoheni. Për shumë njerëz, trupi i mbuluar me qefin dekorohej për t’u dukur më i gjallë. Sytë mund të bëheshin prej liri ose, si në rastin e Ramzesit IV, të formuara nga dy qepë.

Alternativë më e lirë kërkonte që të mos bëheshin prerjet në trup. Në vend të kësaj, vaji i kedrit u injektua përmes anusit, i cili më pas u mbyll për ta ndaluar daljen e lëngut. Më pas vinte kurimi i gjatë në natron, pas së cilës tapa u hoq dhe organet e brendshme të lëngshme dolën jashtë, duke lënë vetëm lëkurën dhe kockën.

Një ekip arkeologësh, duke e përdorur një lepur, eksperimentuan për të parë nëse kjo vërtet funksionoi. Krijesa e ngordhur u mbush deri në buzë me një klizmë të vajit bimor, u mbyll me kujdes dhe u la në rrjetë për 21 ditë (një reduktim në kohë duke pasur madhësinë e trupit). Kishte sukses: të gjitha organet ishin kthyer në lëngë, përveç zemrës.

Egjiptianët në fakt nuk ishin të fiksuar pas vdekjes, por më tepër pas jetës. Bota e përtejme ishte version edhe më i përsosur i së tashmes, ndaj pse të mos bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për ta siguruar një ekzistencë të lumtur? /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Kulture
DOLLI E PËRMOTSHME

DOLLI E PËRMOTSHME

Nusja e kampit të internimit

Nusja e kampit të internimit

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
BABA

BABA

Jan Kukuzeli, shqiptari me zë engjëllor: Gjeniu nga Durrësi që ia dha melodinë shpirtit të Bizantit

Jan Kukuzeli, shqiptari me zë engjëllor: Gjeniu nga Durrësi që ia dha melodinë shpirtit të Bizantit

Kalo në kategori