LAJMI I FUNDIT:

Edhe rugovasit protestojnë nesër në Prishtinë

Edhe rugovasit protestojnë nesër në Prishtinë

Protestës të së shtunës, të organizuar nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, do t’i bashkëngjiten edhe banorët e pesëmbëdhjetë fshatrave të Rugovës.

Banorët e Rugovës kanë deklaruar se do të jenë në protestë kundër Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje e cila, sipas tyre, cenon territorin e Kosovës dhe merr disa mijëra hektarë toka, prona të tyre.


Rugovasit do t’i bashkëngjiten protestës që në moto të saj përfshin edhe kundërshtimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe dështimin e Qeverisë për ta çuar vendin përpara.

Madje, sipas përfaqësuesve të komunitetit rugovas, në protestën, e cila do të mbahet në Prishtinë, do të vijnë edhe banorë të tjerë të rajonit të Dukagjinit.

Në mënyrë të organizuar, por dhe individuale rugovasit u shprehën se do të gjenden në Prishtinë të shtunën prej orës 14:00, kur pritet të fillojë protesta.

Ali Ibërdemaj, përfaqësues i AAK-së për fshatrat e Rugovës, ka thënë për “Zërin” se banorët e kësaj ane kanë deklaruar se do t’i bashkëngjiten protestës.

Dhe, sipas tij, jo vetëm kësaj proteste, por edhe në forma të tjera do të kundërshtojnë vendosmërisht që të mos pranohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo ndarje e territorit që përfshihet në marrëveshje, ai thotë se ishte projektuar në kohën e ish-Jugosllavisë, atëherë kur edhe nga Serbia e po ashtu edhe nga Mali i Zi synohej ndarja e Kosovës ndërmjet tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori