LAJMI I FUNDIT:

Edhe personat e prekur me coronavirus votojnë në Lituani, por në “qendrat speciale” të vendvotimeve

Edhe personat e prekur me coronavirus votojnë në Lituani, por në “qendrat speciale” të vendvotimeve

Lituania ka prezantuar kabinat e votimit për personat e infektuar me COVID-19 ndërsa qytetarët drejtohen në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve kombëtare.

Disa qytetarë hedhin votat nga veturat e tyre në qendrat e posaçme të votimit në mes të një rritjeje të infeksioneve COVID-19, raporton euronews.


Zgjedhësit u udhëzuan të mbërrinin vetëm me automjetet e tyre, të vendosin maska në fytyrë dhe të hidhnin votat e tyre në kutitë e votimit në katër stacione të tilla në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

Vetëm ata që janë në izolim dhe në një listë zyrtare për virus, mund të votojnë në këtë mënyrë të re deri të enjten. Të gjithë votuesit e tjerë të regjistruar mund të votojnë në qendrat e rregullta të votimit më 25 tetor.

Partia konservatore opozitare Homeland Union pretendoi fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve në fillim të këtij muaji, ndërsa Unioni i Fermerëve dhe të Gjelbërve, i cili formon shtyllën kurrizore të koalicionit qeverisës aktual, doli i dyti.

Ndryshe, Lituania deri më tani ka regjistruar 7,726 raste me coronavirus dhe 113 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori