LAJMI I FUNDIT:

E nisi me barazim – këto pritet të jenë sfidat e Thomas Tuchel te Chelsea

E nisi me barazim – këto pritet të jenë sfidat e Thomas Tuchel te Chelsea

Thomas Tuchel e nisi me barazim aventurën e tij si trajner i Chelseat ndaj Wolvesit pa gola.

Tuchel që qëndroi pa punë vetëm një muaj pas largimit nga Paris Saint-Germain, duhet të përvjelë mëngët pas ia shumë punë në “Stamford Bridge”, ndërsa në klub duan rezultate te shpejta.


Më poshtë i gjeni disa vështrime për sfidat kryesore që i ka gjermani, pas zëvendësimit të Frank Lampard.

Mbrojtje pranon shumë gola, sulm nuk shënon

Në tetë ndeshjet e tyre të fundit, Chelsea ka shënuar tetë gola dhe ka pësuar 12, duke treguar që Tuchel duhet të përmirësojë gjërat në të dy repartet.

Të përfitojë më shumë nga Werner, Havertz dhe Ziyech

Chelsea harxhoi shumë gjatë verës së kaluar, duke paguar 247 milionë euro për të sjellë emra si Kai Havertz, Timo Werner, Ben Chilwell, Edouard Mendy dhe Hakim Ziyech dhe Thiago Silva që erdhi falas.

Havertz ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë tre asistime, ndërsa bashkatdhetari i tij Werner ka katër gola në 19 ndeshje në kampionat.

Tuchel duhet të gjejë një mënyrë për t’i përshtatur më së miri të gjithë yjet e tij të rinj dhe për të marrë më të mirën prej tyre, pasi tani të tjerët si Mason Mount, Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic po luajnë më mirë se të sapoardhurit.

Kepa apo Mendy?

Lampard e kishte vendosur Mendyn si Nr.1, duke e lënë Kepa Arrizabalaga në stol.

Tani ish-portieri i Athletic Bilbaos, do të ketë një shans tjetër për të luftuar për fanellën e titullarit nën drejtimin e Tuchel.

Të bëhet konkurrues me ekipet e mëdha

Chelsea ka ngecur seriozisht kundër kundërshtarëve elitar këtë sezon.

Ata kanë dështuar të mposhtin asnjë nga gjashtë më të mirët në këtë edicion.

Tuchel do të duhet ta rregullojë shpejt këtë gjë, nëse dëshiron të përmbushë pritjet në Londrën jugperëndimore.

Të fitojë një trofe

Chelsea është pa trofe që nga firoja në Ligës e Evropës në vitin 2019 dhe tifozët janë të uritur për një trofe.

FA Kupa mund të jetë basti më i mirë i Tuchel këtë sezon për të parandaluar këtë ecuri.

Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve

Në 16 ekipet që kanë mbetur në garë në Ligën e Kampionëve është edhe Chelsea, ku e pret një sfidë jo e vogël Tuchelin dhe Chelsea.

Kundërshtarë të tyre janë liderët e La Ligas, Atletico Madrid, por Tuchel nuk është i huaj në këtë turne, pasi ka arritur në finalen sezonin e kaluar me PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori