LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Outsourcing – transformimi më i madh ekonomik

E ardhmja e Outsourcing – transformimi më i madh ekonomik

Që nga Lufta e Dytë Botërore, tregtia dhe teknologjia kanë pasur një zhvillim të hovshëm. Rritja e teknologjisë ka çuar në rritjen e tregtisë, e cila kontribuon në rritje të vazhdueshme të Outsourcing [një marrëveshje në të cilën një kompani kontrakton një pjesë të aktivitetit të saj ekzistues të brendshëm në një kompani tjetër].

Teksa teknologjia përparoi në vitet e ’60-ta, amerikanët filluan të frikësoheshin nga humbja e vendeve të punës në prodhim. Pastaj përsëri, në fund të viteve ’90-ta, kishin frikë nga humbja e vendeve të punës në administratë. Sot, kemi frikë nga humbja e punëve në internet: dizajni grafik, zhvillimi i uebit, përkthimi dhe punët e transkriptimit, të cilat po ikin jashtë vendit.


Por çdo herë që teknologjia ka rritur tregtinë, të dhënat tregojnë se nuk kishte asgjë për t’u frikësuar. Në të kaluarën për individin, Outsourcing ishte i mirë ashtu siç është edhe sot.

Historikisht, teknologjia gjithmonë ka shkaktuar ndërrime në tregun e punës dhe këto ndërrime gjithmonë çojnë në një produktivitet njerëzor. Shpikja e aeroplanit nuk e zëvendësonte makinën por i lejoi njerëzit të udhëtonin më larg, duke krijuar lidhje midis qyteteve dhe shoqërive që nuk kishin ekzistuar më parë.

Në mënyrë të ngjashme, evolucioni i internetit nuk ka rezultuar në eliminimin e të gjitha vendeve të punës, por i ka dhënë njerëzve mjetet e nevojshme për rritjen e produktivitetit.

Për më shumë se dy shekuj, duke filluar me ekonomistët si Adam Smith dhe David Ricardo, njerëzit kanë njohur përfitimet e tregtisë në nivel ndërkombëtar. Ricardo e cilësoi këtë si avantazh krahasues – edhe kur një vend është më produktiv se një tjetër në dy industri – atëherë secili vend është më i mirë dhe i specializuar në një fushë.

Outsourcing online është manifestimi modern i tregtisë ndërkombëtare dhe duhet të marrë të njëjtën mbështetje nga ekonomistët si tregti e lirë.

Kur Outsourcing zhvendosi punët në prodhim jashtë vendit në vitet e ’60-ta, atëherë kompanitë mëmë amerikane u angazhuan më shumë në punë, kjo vjen për shkak se kjo ul kostot për biznesin, duke mundësuar burime të tjera për investime kapitale dhe për këtë kompania do të zgjeroj aktivitetin e saj në punë të reja. Në mënyrë të ngjashme, gjatë valës së dytë të Outsourcing në fund të viteve ’90-ta, kur kompanitë amerikane zgjodhën të transferonin punën e tyre të qendrave të thirrjeve në Indi, u pa një rritje të tregtisë dhe punësimit.

Vala e tretë e Outsourcing, ajo online, po ndodh tani. Ashtu si dy të parat, kjo valë është e mirë për individët dhe për ekonominë. 68 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuar në punë alternative, apo rreth 27 për qind e popullsisë në moshë pune. Ç’është më e rëndësishmja, deri në 129 milionë amerikanë raportojnë se përfundimisht do të preferonin të angazhoheshin në një punë si të pavarur. Dhe me Outsourcing online, ata kanë më shumë gjasa për ta bërë këtë.

Duke përdorur ‘Amazon’, ‘Mechanical Turk’, ‘Upwork’ ose ndonjë nga qindra platforma të tjera, ju mund të bëni para nga një kompjuter dhe një lidhje interneti.

Teksa teknologjia bëhet më e lirë dhe përhapja e internetit, njerëzit në vendet e varfra do të jenë në gjendje të tejkalojnë kufizimet me lehtësi, falë Outsourcing-ut online.

Në të ardhmen e afërt, ndërsa rrjetet online zgjerohen, punët do të kryhen në internet dhe platformat teknologjike do të lejojnë blerësit dhe shitësit t’i kryejnë përmes ankandeve dinamike. Korporatat nuk do të punësojnë punëtorë me orar të plotë, por nga shtëpia ata do të kryejnë të gjitha detyrat vetë dhe për më tepër këta punëtorë do të gjinden në rrjetin botëror të punëtorëve që janë në dispozicion për punë. Kjo valë e tretë e Outsourcing do të hapë botë të reja të produktivitetit, do t’i zgjerojë mundësitë ekonomike në të gjithë botën dhe do të ndryshojë natyrën e punës.

Tregu i punës në internet është një përzierje e tregjeve dhe teknologjisë. Këto kërkojnë aftësi dhe njohuri kompjuterike dhe ekonomike. Nëse kjo kërkesë është që individi të ketë zotërime në të dyja aftësitë ose që shumë individë të kenë aftësi të mbivendosura në një ose tjetrën, kjo tani për tani është e pamundur të identifikohet.

Punëdhënësit e së ardhmes do të kërkojnë ekspertizë në ndërtimin e platformave të teknologjisë që janë përshtatura në kushtet e tregut, të tilla si gjetja e mënyrës më të mirë për të matur performancën njerëzore dhe integrimin e të dhënave në mekanizmat ekonomikë që do të udhëheqin platformën. Pjesëmarrja në tregun online të punës do të kërkojë aftësi që do të dalin nga vetë kërkesa e tregut.

Outsourcing online nga paraardhësit e tij ndryshon në tri mënyra. Së pari, interneti ka dërguar në mos intermedializim [lidhja moderne e komunikimit] në transaksione. Mosha e njeriut të mesëm ka mbaruar. Edhe pse ato janë gjeografikisht më larg, me përhapjen e internetit, punëdhënësit dhe punëtorët janë të lidhur ngushtë si kurrë më parë.

Së dyti, rritja botërore e qasjes në internet e bën këtë valë të Outsourcing më të dobishëm për të varfrit. Në vitet e ardhshme, miliarda njerëz do të jenë online. Shpërndarja në mbarë botën e të ardhurave sugjeron që këta përdorues të rinj do të kontribuojnë në punësim në ekonominë botërore. Duke pasur parasysh të ardhurat e tyre të ulëta, ata nuk kanë gjasa të jenë konsumatorë të mëdhenj dhe prandaj nuk është audienca e zakonshme për reklamat që synojnë Facebook-un dhe Google, mirëpo në vend të kësaj, ata do të sjellin punën e tyre në një treg botëror. Kompanitë e reja do të shfrytëzojnë këtë kapital njerëzor. Kyçja online e kapitalit njerëzor do të jetë transformimi më i madh ekonomik që bota ka parë.

Së treti, kjo valë e Outsourcing sjell me vete një ndryshim nga paga bazë në pagën e bazuar në output. Pagesa e bazuar në inpute aktualisht është forma më e zakonshme e kompensimit, ku të punësuarve u paguhet një pagë dhe ndoshta disa shpërblime që ndoshta janë të mjaftueshme.

Pagat e bazuara në output i referohet pagesës në performancën e punëtorit. Kjo mund të marrë formën e mundësive të aksioneve për Drejtorin Ekzekutiv ose një përqindje e caktuar për çdo njësi të prodhuar të një punëtori në fabrikë.

Tani, nuk është vetëm teknologjia që na sjell përfitime. Ne mund të zgjedhim të zhvillojmë vetëm teknologjinë e makinës, duke injoruar produktivitetin njerëzor, ose mund të mendojmë ndryshe rreth mjedisit – si përzierje botërore e aftësive, edukimit, demografisë dhe ndërlidhjes – për të projektuar një të ardhme më të mirë. Kjo nuk ka nevojë të ndodhë për arsye të barazisë dhe drejtësisë, por për një efikasitet të duhur ekonomik.

Ne si shoqëri duhet ta bëjmë të mundshëm këtë transformim, për të çuar përpara potencialin njerëzor dhe për të shfrytëzuar asetin më të vlefshëm në botë – kapitali ynë njerëzor. /Telegrafi/

Korok RayËshtë profesor në Universitetin ‘A & M’, Teksas, SHBA