Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekoruar, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave punonjësit shëndetësorë, të cilët derisa ishin në vijën e parë të luftës me pandeminë janë infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën.
Një veprim të tillë e sheh si lajm shumë të mirë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.
“Ishte një lajm i mirë, por jo i befasishëm për neve, sepse kemi pasë koordinim me zyrën e presidencës. Një iniciativë shumë e mirë dhe mendoj se së paku kjo është një shprehje e mbështetjes më të madhe që mund t’i jepet mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë në luftën me pandeminë”.
Sejdiu ka treguar se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë mbi 750 mjekë që janë infektuar nga COVID-19.
“Në tri javët e fundit është rritur numri i mjekëve të infektuar që është në proporcion me rritjen e infektimeve të popullatës. Në këtë moment, sipas informatave të ditës së djeshme, kemi mbi 70 mjekë që janë të izoluar. Është një numër goxha i madh, duke pasë parasysh që një pjesë e tyre që kanë qenë të infektuar, por nuk janë plotësisht të shëruar për punë aktive, atëherë ky numër arrin në mbi 100 dhe kjo është një hendikep shumë i madh kur kemi parasysh që shumica e tyre janë vërtetë të ‘fronit të parë’ – që merren direkt me shërimin e pacientëve me COVID-19. Është një hendikep në gjithë këtë luftë”, ka thënë Sejdiu, për Klan Kosova.
A mund të shkaktojë mungesa e stafit telashe në trajtimin e pacientëve me coronavirus?
“Krahët e vetë QKUK-së janë spitalet rajonale dhe ne e kemi ditur që nga fillimi se këta janë krahë të dobët për shkak të mungesës në numër të specialistëve të lëmive që do të duhej të merreshin me këtë luftë, prandaj është mbingarkesë QKUK-ja”.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës ka thënë se trajtimi i mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor nga qeveria lë shumë për të dëshiruar.
“Nuk mund të themi se çdo gjë është në rregull, por nëse konsiderojmë pozitën në të cilën është vetë Qeveria e Kosovës, atëherë mund të pranohet që është trajtim fer, por mendoj që gabimet e mëdha në nivel të qeverisë, të teknokratëve që janë marrë me organizimin apo rrjedhën e menaxhimit të pacientëve, është humbur një kohë e artë e ‘armëpushimit’ me virusin gjatë muajit shtator dhe nuk është bërë një përgatitje e mirëfilltë, pasi pritej se do të ndodhë kjo që po ndodh gjashtë javët e fundit”.
Ai ka folur edhe për shtesat prej 300 eurosh, që janë ndarë nga qeveria, që mjekët nuk i kanë marrë për muajin shtator.
“Kjo tregon për mosorganizim të mirëfilltë, sepse që nga aprovimi i ligjit për luftën ndaj pandemisë COVID-19 është dashur të fillojnë që atëherë përgatitjet logjistike që punëtorë shëndetësorë t’i kenë që nga muaji shtator shtesat për rrezikshmëri. Muajt shator dhe tetor kanë shkuar, derisa edhe muaji nëntor është gati në përfundim, atëherë krejt çfarë mbetet është të shpresojmë që t’i marrim para Vitit të Ri, por kjo është joserioze. Kjo është një dëshpërim, por jo demotivim për punën – mjekët dhe punëtorët tjetër shëndetësorë do ta kryejnë punën, pavarësisht çalimeve në përmbushjen e premtimeve të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar ndaj pacientit dhe jo në atë se çfarë do të na sjellë Babadimri”, ka thënë Sejdiu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Aktivistja Blenda Asllani e quan ‘të kundërligjshëm’ vendimin e rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit Krasniqi
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre