Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi kanë folur për sfidat dhe prioritetet që duhet t’i ketë qeveria e ardhshme në mandatin e saj.
Gjithashtu deputetët kanë folur edhe për reformat që të duhet të ndermirën në sektorin publik në vend, sidomos në shëndetësi, arsim dhe drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe privat.
Kollçaku dhe Haxhiu kanë treguar edhe se si duhet të veprohet në të ardhmen bashkëpunimi me temat sociale dhe me koordinimi me sindikatat në nivel vendi.
Deputetja Kollçaku duke folur për prioritet ka thënë se janë interesuar të fuqizohet sektori i shëndetësisë.
“Nëse e prekim shëndetësinë, e dimë se këto vite ka pasur shumë lëvizje të vogla pozitive e shumë më shumë regres, sepse ka pasur degradim të institucioneve publike. Ne jemi të interesuar që t’i fuqizojmë institucionet shëndetësore, veçanërisht ato publike për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë, duke siguruar një financim të qëndrueshëm. Siç dihet miliona euro derdhen në rajon nga qytetarët për shërim, ku shumë prej shërbimeve është dashur t’i kenë në vend të garantuara”, tha Kollçaku gjatë intervistës.

Ajo thotë se ka vërejtje për Ligjin e Pagave, pasi sipas saj, këto janë rritur njëanshëm.
“Është trumbetuar shumë për një Ligj të Pagave, i cili është vendosur një klauzolë që do të filloj së zbatuari në fund të vitit, por që nuk ndodhi. Ne si subjekt i kemi pasur vërejtjet tona për Ligjin, sepse ka pasur shumë parregullsi. Por për sa i përket për punëtorët ne kemi qenë për koeficientin 6 [një koeficient është 239 euro]. Mungon në reformë e mirëfilltë e sistemit pensional. Pagat janë rritur njëanshëm dhe është ligj elektoral. Për sa i përket sindikatave është se ato duhet t’i kthehen bazës, t’i kthehen njerëzve që kontribuojnë për këto sindikata, të mbrojnë interesin e punëtorit dhe të mos kemi sindikata që më së shumti bashkëpunojnë me pushtetin. Është e padrejtë që këto sindikata t’i adresojnë problemet Qeverisë së re, pasi që këto dy subjekte [LVV dhe LDK] kanë pasur shumë vërejtje dhe nuk e kanë votuar këtë Ligj të Pagave, sepse ka pasur pakënaqësi. Ne jemi për sindikata të forta, sepse e vendos qeverinë në një ankth dhe e di që dikush të vëzhgon për punën tënde”, deklaron ajo.
Edhe për deputetin Haxhi Avdyli, ky Ligj ka qenë elektoralë dhe se pezullimi i zbatimit ka dëmtuar perspektiven ekonomike të shumë qytetarëve.
“Ligji për Paga është një ligj që i ka bërë disa hapa para, por në të njëjtën kohë po shihet se ka qenë një ligj elektoral, sepse nuk ka pas interes të partive në pushtet për të avasuar këtë Ligj. Mënyra se si është trajtuar ky Ligj nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese është nonsens, sepse e dëmton thellësisht vullnetin dhe perspektive ekonomike të shumë punëtorëve që e kanë prit që t’i kenë pagat me rritje dhe kjo pakënaqësi është shumë e kuptueshme”, tha Avdyli.

Ai pohon se 2020-ta nuk do të jetë vit i lehtë për Qeverinë e ardhshme.
“E vërteta është se 2020-ta nuk do të jetë vit i lehtë, Qeveria e ardhshme ka për të pasur shumë sfida, si në aspektin ekonomik dhe çështjeve sektoriale. Normalisht që problematika numër një që e prek qytetarin e Kosovës është problemet ekonomike, një shkallë e lartë e papunësisë, të drejtat e punëtorëve të shkelur në sektorin privat, por edhe mungesa e një perspektive për ta ka bërë që të kemi një ikje të qytetarëve jashtë vendit, ku ky trend duhet bërë çmos që të ndalet. Prandaj, prioriteti numër një është rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës, rritja e investimeve dhe krijimi i një perspektive”, pohon Avdyli. /Telegrafi/
Emisioni është realizuar në kuadër të projektit “Arritja e drejtësisë sociale” që zbatohet nga IKS dhe financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës