LAJMI I FUNDIT:

Borini nuk largohet nga Liverpooli

Borini nuk largohet nga Liverpooli

Sulmuesi i Liverpoolit, Fabio Borini, nuk e ka në plan që të largohet nga Anfield në një të ardhme të afërt, ka bërë të ditur agjenti i tij.

Futbollisti italian kaloi te Redsat në verën e kaluar nga Roma, mirëpo ka pasur vështirësi që të gjejë vend në formacionin bazë këtë sezon edhe për shkak të lëndimeve.

Kjo ka bërë që mediat të spekulojnë se 21-vjeçari mund të kthehet në Serie A, ndërsa Fiorentina është përmendur si destinacioni i tij i mundshëm.


“Fabio është i lumtur te Liverpooli, sepse është njëri nga klubet më të famshme në botë. Ai e zgjodhi Liverpoolin në verë dhe është i lumtur me aventurën e tij angleze”, ka thënë agjenti Marco De Marchi për Firenze Viola. /Telegrafi/