LAJMI I FUNDIT:

Barazim mbretëror!

Barazim mbretëror!

Real Madridi dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 2-2 në SuperClasicon e vlefshme për Superkupën e Spanjës, ndeshja e parë e të cilës u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Ndeshja filloi nën një atmosferë të zjarrtë në Bernabeu ku mbi 90 mijë madrilenë valëvisnin flamuj të bardhë. Jose Mourinho shfrytëzoi përbërjen më të fortë për këtë takim, përderisa Guardiola vendosi të lë në pankinë Piquen dhe Xavin, kurse Puyol nuk luajti për shkak të lëndimit. Alexis Sanchez, transferi i ri luajti nga minuta e parë.

Real Madridi e filloi më mirë takimin. Karim Benzema rrezikoi në minutat e para kur Victor Valdes ia mohoi golin nga vija fatale pas gjuajtjes së pa përshtatshme me kokë.


Reali vazhdon ta dominojë takimin dhe kjo u vërejt edhe pas dy goditjeve të rrezikshme në drejtim të Valdes – Barcelona në heshtje dhe Messi ende i pa vërejtur.

Barcelona filloi të vuajë më në fund pas shtatë vitesh dominimi në futboll dhe këtë e shfrytëzoi më së miri Karim Benzema që e dërgoi në pushime verore Eric Abidal, për t’i asistuar Mesut Ozilit (12’) i cili me mjeshtri shënoi për 1-0 dhe gëzimin e madrilenëve.

Që nga ky moment, fillon të ndryshojë loja. Barcelona aplikon presion dhe pas një depërtimi të mirë të Messit, futbollisti më i mirë në botë gjeti të lirë David Villan i cili me një eurogol nga gjysmëdistanca ia bëri me dije Casillasit se është larg prej formës më të mirë, ndodhi kjo në minutën e 36-të.

Merengezët vazhdojnë të sulmojnë. Cristiano Ronaldo dhe Di Maria tentuan që me anë të goditjeve ta rrezikojnë portën Blaugrane, por çfarë vlen kjo kur Lionel Messi pas një dëpërtimi ku e ‘shkundi’ mbrojtjen e Realit arriti të shënojë lehtë nën duart e portierit Iker Casillas (45’) për 2-1 dhe epërsinë e parë e të fundit për Barcelonën në këtë takim.

Në pjesën e dytë në fushë u shfaq vetëm një skuadër – Real Madridi i Jose Mourinhos. Ky i fundit fut në lojë Coentraon dhe në aksionin e parë, Xabi Alonso në brendësi të zonës arriti të lansojë një goditje përtokë e cila ishte e pa kapshme për Victor Valdes (54’).

Rezultati ishte i barabartë, por Real Madridi nuk u ndal. Karim Benzema një herë me kokë dhe Cristiano Ronaldo në dy tentime shumë të mira nuk arritën të shënojnë për golin e fitores të Realit, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultat 2-2.

Ky rezultat nuk i përshtatet Real Madridit që të mërkurën i shkon Barcelonës në Camp Nou para 100 mijë Blaugranëve në ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës.

Real Madrid – Barcelona
53% posedimi 47%
14 goditje 5
9 (në portë) 3

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori