LAJMI I FUNDIT:

Ayers refuzon ofertën e Trumpit, nuk do të jetë shef i stafit në Shtëpinë e Bardhë

Ayers refuzon ofertën e Trumpit, nuk do të jetë shef i stafit në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump kryeson në luftën e jetës së tij politike, njeriu që kishte shpresuar se do ta ndihmonte atë në këtë drejtim, nëpërmjet tij, e ka refuzuar atë dhe ai e gjen veten në pozicionin e zakonshëm të mungesës së një opsioni të dytë të dukshëm.

Kështu, së paku shkruan mediumi prestigjioz “TheNewYorkTimes”, sipas të cilit Nick Ayers, fokusi kryesor i kërkimit të Presidentit Trump për të zëvendësuar John F. Kelly si shef i stafit në javët e fundit, tha të dielën se ai po largohej nga administrata në fund të vitit.


Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, Ayers, 36 vjeç, shefi i stafit të Zëvendëspresidentit Mike Pence, po kthehet në Georgia me gruan e tij dhe tre fëmijët e vegjël, sipas njerëzve të njohur me planet e tij.

Ky vendim, shkruan tutje “TheNewYorkTimes”, e lë presidentin Trump të luftoj me një pasiguri, ndërsa ai hyn në fushatën për vitin 2020. /Telegrafi/