LAJMI I FUNDIT:

Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova

Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova

Taksa ndaj Serbisë, është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Kosova nuk duhet të lëshoj pe, por duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb.

Kështu kanë vlerësuar në një prononcim për Telegrafin, njohësit e çështjeve politike në vend.


Analisti Ramush Tahiri, ka thënë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë ashpërsuar.

Sipas tij, Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën si shtet por edhe po ndikon në anëtarësimin e saj, në organizata të ndryshme.

“Taksa është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Është e drejtë e secilit vend, sepse politika vazhdon edhe me mjete ekonomike, etj. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të mira. Ka një kohë që po ashpërsohen për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme rreth çështjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk e pranon pavarësinë  e Kosovës dhe po ndikon që Kosova të ketë pengesa në anëtarësim dhe në vija tjera”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha se kërcënimet e Vuçiqit për dialog janë boshe.

Tahiri u shpreh se nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog edhe Kosova nuk e ka këtë nevojë.

“Dialogu po shfrytëzohet si konferencë statusore për Kosovën. Në këtë bazë Kosova po humb nga këto bisedime ose po i shfrytëzon keq politikisht. Nëse taksa 100 për qind kushtëzohet nga Vuçiqi me dialog, dhe nëse Serbia s’ka nevojë për dialog besoj që s’ka dialog dhe Kosova në këtë dialog apo formë që po bëhet e që është kërcënim bosh i Vuçiqit”, tha ndër të tjera Tahiri.

Edhe analisti Imer Mushkolaj, vlerësoi se një qasje e tillë e Qeverisë është dashur të aplikohet qysh nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mushkolaj tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, mund të ndikoj në dialogun mes dy palëve.

Por siç tha ai, meqë Kosova nuk është e fuqishme ta kushtëzoj Kosovën politikisht atëherë ta kushtëzoj ekonomikisht.

“Kosova nuk duhet të lëshoj pe, duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb. Bazuar në reagimin e Serbisë, po shihet që Serbia po humb në këtë proces. Në përgjithësi na duket që është një veprim radikal por më  mirë tash se sa kurrë. Një qasje e tillë është dashur të aplikohet në dialog qysh nga fillimi i dialogut, fatkeqësisht kjo nuk është bërë. Ne gjatë gjithë kohës kemi marr pjesë në dialog jashtë kornizave si reciprociteti bazik. Kjo mund të ndikoj në dialog por në anën tjetër kjo mund të ndikoj edhe në qasjen e Serbisë karshi Kosovës në këtë rast edhe po shihet, se nëse vetëm kushtëzohet ekonomikisht e kupton gjuhën e kushtëzimit ekonomik, meqë politikisht nuk jemi të fuqishëm që ta kushtëzojmë”, theksoi ai.

Mushkolaj gjithashtu potencoi se Kosova nuk duhet të merret shumë me çështjen nëse do të vazhdoj apo jo dialogu pas vendimit të Qeverisë në lidhje me taksën për produktet serbe.

“Nëse nuk vazhdon dialogu, s’besoj që Kosova duhet me u marr shumë me atë çështje, duhet të kthehet nga vetja dhe me i pa qysh i ka punët e veta dhe pastaj të veproj karshi obligimeve ndërkombëtare që i ka, në mesin e të cilave është dhe dialogu”, u shpreh Mushkolaj.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë deklaroi se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori